PREJ SOT TRANSPORTI PUBLIK PA PAGESË 31.1.2018

 

 

Në përputhje me Ligjin për kualitetin e ajrit ambiental, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së shëndetësisë, Qyteti i Shkupit shpalli masa urgjente dhe rekomandime për zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

Këto masa ndërmerren pas njoftimit të marrë nga ana e Ministrisë së ambientit jetësor se kualiteti i ajrit për dy ditë radhazi është tejkaluar mbi minimumin ligjor të përcaktuar, përkatësisht mbi 200μg/m3 në stacionet matëse në Lisiçe dhe Rektorat.

Masat urgjente dhe rekomandimet për ndotjen e ajrit sot i shpalli kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ku si masë kryesore të cilën do ta zbatojë qyteti është vendosja e sërishme e transportit publik falas në autobusët e NQP-së dhe transportuesve privatë.

- Apeloj te qytetarët të mos i shfrytëzojnë automjetet pa nevojë, më shumë persona të udhëtojnë me një makinë, të shfrytëzohet transporti publik dhe kjo të bëhet shprehi pa marrë parasysh ndotjen, për ngrohjen e shtëpive të mos përdoren mbetje materiale, vaj makinash i djegur, mbetje druri me llak dhe të lyera, ambalazh PET, goma dhe çfarëdo lloj tjetër materiali sintetik, të përdoret dru i thatë dhe i pastër pa papastërti dheu dhe mbetjesh, stufat me dru të përdoren dhe mirëmbahen sipas udhëzimeve të prodhuesit – tha kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov.

 Në fuqi hyjnë këto masa dhe rekomandime:

1. Qyteti i Shkupit nga sot, 8 janar 2017 vendos transportin publik falas në autobusët e NQP-së dhe autobusët e  transportuesve privatë. Kjo masë do të zgjasë deri në momentin e zvogëlimit të ndotjes, gjë për të cilën do të informohemi në mënyrë plotësuese nga ana e Ministrisë së ambientit jetësor.

2.  Qyteti i Shkupit ndërpret të gjitha aktivitetet ndërtimore në kantieret e ndërtimit nën kompetencat e veta dhe u bën thirrje të gjithë kryetarëve të komunave në qytetin e Shkupit t’i ndërpresin aktivitetet ndërtimore në kantieret e ndërtimit nën kompetencat e tyre.

3. Qyteti i Shkupit intensifikon kontrollin edhe në kantieret e ndërtimit, përkatësisht automjetet që dalin nga kantieret duhet të kenë rrota të lara dhe të jenë të mbuluara me mushama për shkak të kontrollit të pluhurit.

4.  Ngarkoj edhe NP „Higjiena komunale“ të vazhdojë pastrimin intensiv dhe larjen e rrugëve të qytetit dhe bulevardeve që janë nën kompetencat e Qytetit të Shkupit dhe u rekomandoj komunave të Shkupit ta bëjnë të njëjtën gjë në rrugët nën kompetencat e tyre .

5. Qyteti i Shkupit kryen kontrollin e përforcuar të poseduesve të lejeve për shpërndarjen e mallrave nëpërmjet Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, dhe në njëjtën kohë i bëj thirrje Ministrisë së punëve të brendshme të zbatojnë kontrolle të përforcuara mbi subjektet juridike që posedojnë leje për shpërndarjen e mallrave të lëshuara nga Qyteti i Shkupit.

6. U bëj thirrje kryetarëve të komunave në qytetin e Shkupit t’i intensifikojnë mbikëqyrjet inspektuese mbi subjektet të cilat menaxhojnë me gomat dhe vajrat mbeturina.

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov iu drejtua edhe institucioneve në pushtetin qendror dhe apeloi të njëjtat të fuqizojnë aktivitetet që janë nën kompetencat e tyre në drejtim të përmirësimit të kualitetit të ajrit ambiental. Në këtë drejtim:

1. I bëj thirrje Ministrisë së punëve të brendshme të realizojë kufizimin e trajnimeve të auto-shkollave nga ora 9:30 deri në orën 14:30 dhe pas orës 18.

2. I bëj thirrje Ministrisë së ambientit jetësor, Inspektoratit shtetëror për ambientin jetësor dhe komunave të kryejnë fuqizimin e kontrollit mbi instalimet që janë nën kompetencat e tyre.

3. Kërkoj nga Ministria e punëve të brendshme të fuqizojë kontrollet për respektimin e ndalimit të lëvizjes së automjeteve të rënda ngarkuese destinacioni përfundimtar i të cilëve nuk është Qyteti i Shkupit, dhe të cilët drejtohen për të shfrytëzuar unazën e Shkupit, në përputhje me sinjalizimin e vendosur rrugor. 

4.  Kërkoj nga Ministria e punëve të brendshme të kryejë kontrolle të shpeshta  të gazrave shkarkuese të automjeteve të cilat marrin pjesë në trafikun rrugor – tha kryetari Shilegov në konferencën e sotme për shtyp.  

 - Lufta kundër ndotjes së ajrit kërkon përfshirje më të madhe nga të gjithë ne sepse në fund të fundit të gjithë thithim të njëjtin ajër. Për këtë qëllim ju lutem të gjithë bashkëqytetarëve t’u kushtojnë vëmendje serioze këtyre masave dhe rekomandimeve me qëllim që të kemi ajër më të pastër. Nëse të gjithë heqim dorë nga të paktën një pjesë e vogël e komoditetit tonë, rezultatet mund të shikohen shumë shpejt. Secili prej nesh ka të drejtën për ajër të pastër, kurse sigurimi i kësaj të drejte është obligimi dhe detyrimi ynë i përbashkët – tha Shilegov.