QYTETI I SHKUPIT PARTNER ZYRTAR I PROJEKTIT PËR AVANCIMIN E SHKRIM-LEXIMIT DIGJITAL TE TË RINJTË 12.1.2018

Me rastin e fillimit zyrtar të projektit për avancimin e shkrim-leximit digjital në RM - National MOS (Microsoft Office Specialist) konkurs ky i cili këtë vit organizohet për herë të tretë, sot u mbajt konferencë për media në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Në konferencën për media u  drejtuan kryetari i Petre Shilegov, ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski, drejtor i Certiadria, Mark Serafimovski dhe drejtorja e Semos-Edukimi, Valentina Taseva. 

- Qyteti i Shkupit është partner zyrtar i Certiadria dhe Microsoft Maqedonia në organizimin dhe implementimin e një projekti shumë të rëndësishëm për avancimin  e njohurive digjitale. Bëhet fjalë për MOS-in Kombëtar (Microsoft Office Specialist). Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me shkollat e mesme, siguron licenca që përmbajnë provimet e MOS-it. Me këtë ne u mundësojmë  nxënësve provimet falas dhe marrjen e certifikatës ndërkombëtare MOS - tha kryetari Shilegov.

Në fjalën e tij, Kryetari theksoi rëndësinë e mbështetjes që ia japim këtij projekti dhe se në këtë mënyrë Qyteti ka mbështetur drejtpërdrejt 750 nxënës në dy vitet e fundit duke u mundësuar atyre që t'i kalojnë pa pagesë provimet e MOS(Microsoft Office Specialist).

- Në vitin e ardhshëm 2018, është planifikuar të blejmë katër licenca të MOS-it me nga 100 provime dhe një licencë ASA me 100 provime (gjithsej 500 provime). Për herë të parë, do t'u mundësojmë nxënësve të shkollave të mesme që të marrin  edhe provimet ASA dhe të fitojnë certifikatë Adobe Certified Associat - tha Shilegov.

Ai, gjithashtu theksoi se Qyteti mbështet frymën garuese të të rinjve, mësimin e përkushtuar dhe garat jashtë obligimeve të përditshme të shkollës dhe invesimin në përmirësimin e njohurive digjitale, veçanërisht përmes procesit formal të arsimit, me qëllim që në këtë mënyrë të kontribuohet në përmirësimin e mundësive për punësim për të rinjtë e arsimuar dhe përmirësimin e produktivitetit në vendin e punës.

- Për furnizimin e 400 provimeve të MOS-it dhe 100 ASA, shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit në vitin 2018 do të ndajnë 680,270 denarë. Jemi të përkushtuar të inkurajojmë të rinjtë, të tregojnë se dijnë, por edhe për ta valorizuar dijen e tyre duke marrë certifikatë të njohur dhe pranuar në botë. Jemi krenarë për të gjitha sukseset që këta të rinj kanë arritur, të cilët janë mjaft konkurrues edhe në tregun e vendit tonë  edhe në atë botëror - theksoi Shilegov.

Blerja e licencave do të organizohet përmes pesë shkollave të mesme që do të organizojnë furnizim publik grupor, dhe pagesa do të bëhet nga mjetet e bllok dotacioneve. Të drejtë për pjesëmarrje do të kenë nxënësit nga të gjitha shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit.

Në konferencën për media morën pjesë dhe shkëmbyen përvojat e tyre fituesit nga garat e kaluara pjesëmarrës në konkursin ndërkombëtar të Microsoft-it në SHBA, Marko Markoviç dhe Dragana Jakimova.

Ky projekt është organizuar nga Certiadria dhe është mbështetur nga Qyteti i Shkupit, Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, Komuna e Qendrës, Komuna e Karposhit, ndërkaq mbështetje për këtë projekt kanë paralajmëruar shumë kompani që kanë qenë partnerë të projektit gjatë dy viteve të kaluara.