INTERESIM REKORD PËR THIRRJEN E PËRFUNDUAR PUBLIKE PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE NGA FUSHA E KULTURËS 12.1.2018

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se në  thirrjen publike për ndarjen e mjeteve për financimin e programeve dhe projekteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2018, që përfundoi më datë 18.12.2017 është evidentuar interesim shumë i madh dhe kanë arritur një numër rekored i aplikacioneve krahasuar me vitet e kaluara.

Në thirrjen publike të këtij viti kanë arritur mbi 600 aplikime që krahasuar me thirrjen e vitit të kaluar ku ka patur  220 aplikacione, paraqet një rritje të trefishtë të interesimit.

Në Thirrjen publike patën të drejtë pjesëmarrjeje artistë, artistë të pavarur, institucione lokale, institucione nga fusha e kulturës, shoqata civile, fondacione dhe persona të tjerë juridikë dhe fizikë që kryejnë veprimtari nga fusha e kulturës në përputhje me Ligjin për kulturë dhe dispozitat e tjera ligjore në Republikën e Maqedonisë.

Duke pasur parasysh numrin e madh të aplikacioneve të arritura, të njëjtat në ditët e ardhshme do të shqyrtohen nga komisioni kompetent, ndërsa rezultatet e thirrjes publike do të shpallen pas festave të Vitit të Ri dhe do të publikohen në "Gazetën zyrtare të Qytetit të Shkupit" dhe në veb-portalin zyrtar të Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk, me publikimin e Programit për financimin e programeve dhe projekteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2018.

Qyteti i Shkupit edhe në të ardhmen do të vazhdojë mbështetjen e madhe financiare në kulturë në mënyrë që të ketë sa më shumë projekte dhe programe cilësore në këtë fushë.