U HAP OBJEKTI I RI I STACIONIT POLICOR "GJORÇE PETROV" 12.1.2018

   
         
   

 

 

 

Kryetari Petre Shilegov dhe ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, sot (20 dhjetor 2017) solemnisht e lëshuan për përdorim objektin e ri të SP "Gjorçe Petrov", ku do të vendoset edhe një pjesë e Brigadës zjarrfikëse. Shilegov dhe Spasovski nënshkruan edhe memorandum për përdorimin e përbashkët të platformës moderne të komunikimit TETRA.

Në fjalën e tij, kryetari Shilegov theksoi rëndësinë e ngjarjes së sotme, me të cilën  stacioni policor dhe i zjarrfikësve në Gjorçe Petrov më në fund e kanë objektin e ri të shumëpritur. Objekti është ndërtuar sipas trendeve arkitektonike bashkëkohore dhe funksionalitetit, dhe në përputhje me qëllimin e objektit, ndërsa në të njëjtën kohë janë marrë parasysh edhe standardet e nevojshme të sigurisë.

Objekti ofron kushte më të mira pune për Njësinë territoriale zjarrfikëse dhe vendosje më të mirë për automjetet, me çka qytetarët do të kenë ndërhyrje më të shpejta dhe më efikase në rast zjarri. Kjo njësi zjarrfikëse i shërben banorëve të Shkupit nga komunat Gjorçe Petrov, Saraj dhe një pjesë të Karposhit. Sot po e nënshkruajmë memorandumin për bashkëpunim në mes të MPB dhe Qytetit të Shkupit për përdorimin e platformës moderne të komunikimit TETRA. Me këtë memorandum përcaktohen mënyra dhe kushtet nën të cilat do të shfrytëzohet kjo platformë e MPB nga Qyteti i Shkupit si përdorues gjatë periudhës së provës. Qëllimi ynë i përbashkët është që organet që janë kompetente për komunikim në raste urgjente ta përdorin të njëjtin rrjet, fillimisht t'u mundësohet qytetarëve shërbim i shpejtë, efikas dhe të integruar për raste urgjente. Me këtë, në mënyrë të tërthortë punojmë në ngritjen e nivelit të sigurisë së qytetarëve dhe pronës së tyre që hyn në prioritetet kryesore të administratës së re të qytetit - tha sot kryetari i komunës Shilegov.

Ministri Spasovski nga ana e tij e theksoi rëndësinë e ndërtimit të këtij objekti, i cili është me interes të madh për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve, por edhe për përmirësimin e kushteve të punës të pjesëtarëve të policisë. Është veçanërisht e rëndësishme që ky objekt, me vlerë 44 milionë denarë është ndërtuar me mjete të kursyera në buxhet - tha ministri Spasovski.

Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumovski theksoi rëndësinë e objektit të ri dhe institucioneve që gjenden në të për qytetarët e komunës, dhe njoftoi se në interes të tyre do të vazhdojnë bashkëpunimin me institucionet në realizimin e projekteve që do të përmirësojnë kushtet e jetesës.

Në fund, kryetari Petre Shilegov në hapësirat ku është e vendosur Njësia territoriale zjjarfikëse bisedoi me eprorët dhe zjarrfikësit për përmirësimin e kushteve të punës.