PËRMES ZGJIDHJEVE TË REJA MODERNE SISTEMORE DERI TE SHKARKIMI I KAOSIT NE TRAFIKUN E QYTETIT 10.1.2018

 

 

 

 

Qyteti i Shkupit është nikoqir i Konferencës Rajonale në kuadër të projektit ndërkombëtar “Mobiliteti i qëndrueshëm Urban në qytetet e Evropës juglindore (Sustainable Urban Mobility in SEE Cities), në temën "Rritja e numrit të çiklistëve në Shkup"

Konferenca rajonale gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbahet në disa vende në Shkup, ndërsa në hapjen e konferencës u drejtua kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Qyteti i Shkupit është nikoqir dhe bashkë-organizator i Konferencës Rajonale "Rritja e numrit të çiklistëve në Shkup", mbështetur nga GIZ - Shoqata gjermane për bashkëpunim Ndërkombëtar, Rrjeti “Konektiv Sitis” (Connective cities) dhe qeveria gjermane. Qyteti i Shkupit është pjesë e Rrjetit të qyteteve efikase energjetike të Evropës Juglindore që nga viti 2009 dhe është nënshkrues i Kartës evropiane të Kryetarëve - tha kryetari Shilegov.


Ai tha se në këtë konferencë do të diskutohet vazhdimi dhe përmirësimi i projektit "Shkupi-qytet i çiklizmit".

- Në tre ditët e ardhshme në konferencë do të kyçen sektorët profesional, ministritë, organizata joqeveritare, ndërmarrje publike dhe fakultete, të cilët do të realizojnë së bashku një strategji për zhvillimin e kulturës së çiklizmit dhe rritjen e numrit të çiklistëve në qytet. Projektin e Qytetit “Shkupi-qytet i çiklizmit” përsëri e kemi vendosur në krye të prioriteteve të Qytetit. Përmes një zgjidhjeje të re sistemore, ekologjike dhe moderne të qytetit, ne synojmë të shkarkojmë kaosin në trafikun e qytetit dhe të zvogëlojmë emetimet e gazrave të dëmshme. Me çdo rikonstruksion të rrugëve ne do të ndërtojmë shteg të ri për çiklizëm dhe do të vazhdojmë pagesën e subvencioneve për blerjen e biçikletave. Shkupi do të jetë qytet prosperues dhe i hapur. Planifikojmë Shkupi të bëhet kryeqytet i gjelbër evropian në vitin 2021 - tha kryetari Shilegov.

Kjo konferencë është takimi i parë në kuadër të projektit ndërkombëtar "Mobiliteti i qëndrueshëm urban në qytetet e Evropës Juglindore", që vjen si rezultat i Letrës qëllimore e cila u nënshkrua në konferencën ndërkombëtare në Berlin në prill 2017, si pjesë e "Rrjeti i kryeqyteteve efikase energjetike të Evropës Juglindore”. Në këtë takim Letra qëllimore është nënshkruar nga këto qytete: Shkupi, Podgorica, Tirana, Prishtina, Sarajeva dhe Zagrebi, si dhe nga qyteti gjerman Frajburg, si qytet model për praktika të mira.

Pjesa e punës e konferencës do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe fokusi i saj do të jetë përmirësimi i kushteve për përdorimin e biçikletës në Shkup. Në këto punëtori, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me shembujt për përmirësimin e kushteve për përdorimin e biçikletës si mjet transportues në disa qytete në Gjermani.