GJELBËRIMI E KTHEN GODITJEN 10.1.2018

   
         
   

 

 

 

Kryetari Petre Shilegov, sot (29.11.2017, e mërkurë) mori pjesë në fillimin e aksionit vjeshtor për mbjelljen e 615 drunjëve në sipërfaqe publike në disa lokacione në qytetin e Shkupit.

Ky aksion është pjesë e përpjekjeve për gjelbërimin e Shkupit dhe për të rritur numrin e drunjëve të rinj në sipërfaqet publike, të cilat do të përmirësojnë mjedisin jetësor dhe në këtë mënyrë do të kontribuohet në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

- Jemi të përkushtuar në përmirësimin e mjedisit dhe zvogëlimin e ndotjes. Prioriteti është kompensimi i gjelbërimit të humbur, rritjes shtesë të parqeve dhe mbrojtjes së tyre në të gjitha komunat e qytetit - theksoi kryetari Shilegov.

 Në gjelbërimin pranë bulevardit Brigada e tretë Maqedonase (përballë Kolegjit Amerikan) sot janë mbjellë 35 fidanë të cilësisë së lartë të llojeve: panje, gështenjë katalpa, etj, dhe gjatë dhjetë ditëve të ardhshme aksioni do të vazhdojë edhe në disa lokacione tjera në komunat Karposh, Kisella Voda, Çair, Qendër, Gazi Babë, Butel, Shuto Orizare dhe Saraj, gjegjësisht do të mbillen fidane në pothuajse të gjitha komunat urbane.

Sot ekipet e NP "Parqe dhe gjelbërim" në Çair, mbollën 4 fidane në vendin ku tre javë më parë ishin prerë 2 plepa që ishin të vjetër dhe përbënin rrezik për sigurinë e qytetarëve. Drunjtë që do të mbillen në këtë aksion janë prodhim i NP "Parqe dhe gjelbërim-Florakom".

Qyteti i Shkupit planifikon që në pranverë të vazhdojë me organizimin e këtyre aksioneve  për mbjelljen e 4.000 fidanëve në disa mikrolokacione të caktuara, ku gjatë periudhës së kaluar janë prerë drunjë apo nuk janë  mbjellë të rinj. Gjithashtu, në kontinuitet do të kujdeset për sipërfaqet ekzistuese të gjelbra, si dhe do të punojë në ngritjen dhe rregullimin e vendeve të reja me përmbajtje interesante për pushim dhe rekreacion të qytetarëve.