HAPET MUZEU MEMORIAL I PUNËTORISË ILEGALE PËR PËRPUNIMIN E ARMËVE NË SHKUP NGA LNÇ (1941-1944) 9.1.2018

 

Kryetari Petre Shilegov nesër (4 janar, 2018 e enjte) në ora 11 do ta hapë ekspozitën "Heronjtë e qytetit të Vardarit” në Muzeun memorial të punëtorive ilegale për përrpunimin e armëve në Shkup gjatë LNÇ (1941-1944) që është i vendosur në bregun e majtë të lumit Vardar "Dimitar Vllahov" prapa Muzeut arkeologjik të Maqedonisë.

Ekspozita, autor  i së cilës është Zoja Bogdanovska kurator historian, është vendosur në hapësirën tërësisht të rinovuar të punëtorisë ​​sekrete, e ruajtur në pamjen e saj autentike e cila në vitin 1981 u shndërruar në muze.

Me vendosjen e nëntëdhjetë eksponanteve të ruajtura muzeale rizgjohen kujtimet për punëtorinë ilegale që është përdor për përpunimin e armëve të njësive partizane, por edhe eksponante të tjera që lidhen me Luftën e dytë botërore.

Me rihapjen e Muzeut memorial të punëtorive ilegale, Muzeu i Qytetit të Shkupit e ka tani depandansin e vet të dytë në pjesën e vjetër të qytetit, i cili është i vetmi i këtij lloji në Republikën e Maqedonisë dhe e pasuron me një përmbajtje të rëndësishme kulturore qytetin e Shkupit.