BUXHETI I QYTETIT TË SHKUPIT PËR 10% MË I VOGËL NGA BUXHETI I VITIT TË KALUAR 9.1.2018

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të tretë miratoi propozim -buxhetin e Qytetit të Shkupit në vitin 2018, që është për 10% më i vogël në krahasim me buxhetin për vitin 2017 i propozuar dhe miratuar nga udhëheqja e mëparshme e Qytetit. Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2018 arrin në gjithsej 6.2 miliardë denarë.

- Në seancën e sotme si pika të rendit të ditës janë dy dokumentet më të rëndësishme që një njësi e vetqeverisjes lokale i miraton gjatë një viti, e ato janë: Plani i programeve për zhvillim për periudhën 2018-2020, respektivisht pjesa zhvillimore e propozim -buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2018. Edhe pse afati kohor nga marrja e funksionit tim si kryetar i Qytetit të Shkupit dhe afati ligjor për projektimin e propozim -buxhetit për vitin e ardhshëm ishte i shkurtër, unë dhe bashkëpunëtorët e mi kemi investuar maksimumin që atë të cilën ne e planifikojmë, e besojmë dhe për të cilën kemi luftuar ta shndërrojmë në këto dokumente. Qëllimi ynë kryesor dhe përfundimtar është Shkupi të jetë qytet funksional, qytet i gjelbër, qytet i çiklizmit, qytet që lidh, një qytet për të gjithë! Ky është qëndrimi im, angazhimi im dhe për këtë unë do të luftoj së bashku me të gjithë ju - tha kryetari Petre Shilegov, përpara këshilltarëve.

 

-       Për vitin 2018, buxheti i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit vlerësohet në 6.2 miliard denarë dhe është 10% më i vogël se ai i vitit 2017. Megjithatë, theksin e kemi vendosur në përmirësimin e mjedisit jetësor, zhvillimin e rrjetit transportues, një pjesë për infrastrukturën rrugore, infrastrukturën komunale, ndërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë, që do të thotë për investime që do të kontribuojnë në rritjen më të mirë ekonomike dhe zhvillimin e qytetit tonë - tha Shilegov.


Kryetari para këshilltarëve  paralajmëroi disa projekte më të mëdha në të cilat qyteti planifikon të investojë në vitin 2018 dhe të fillojë një histori e re suksesi për Shkupin:

- Investimet në transportin publik përmes blerjes të autobusëve eko-elektrikë dhe riparimi i  stacioneve të autobusëve – furnizimi i displejëve të rinj informativ;

 

 

 

- Investime në dixhitalizimin dhe qasje elektronike në shërbimet e ofruara nga administrata e qytetit me qëllim të rritjes të shërbimeve ndaj qytetarëve përmes softverëve të rinj, dixhitalizimit, blerjes të pajisjeve dhe të ngjajshme. Kjo përfshin implementimin  dhe mirëmbajtjen e sistemit të mençur për menaxhimin me ndriçimin rrugor, si fillim i projektit Shkupi Smart Siti;
- Investime në mbrojtjen e mjedisit jetësor përmes disa projekteve të ndryshme, si: ndërtimi i shtigjeve të reja për biçikleta, për këmbësorë dhe trim-korsi, ngritjen e gjelbërimit publik të rrugëve magjistrale dhe parqeve, projekte për sipërfaqe të gjelbra të kulmeve të ndërtesave të banimit, në mënyrë që gjelbërimi të rritet në mënyrë drastike në Shkup. Paratë e dedikuara për sektorin e mjedisit jetësor në vitin 2018 janë pothuajse tre herë më shumë se ato të parashikuara nga buxheti aktual;

-Në fushën e infrastrukturës planifikojmë të fillojmë me projektimin e disa rrugëve të ndara të cilat sipas nesh mund të japin rezultat në zgjidhjen e problemeve të trafikut në pjesë të caktuara të qytetit, e kjo përfshin planifikimin dhe ndërtimin e bulevardeve të reja, rrugëve të qytetit dhe infrastrukturës tjetër;

- Investimet në efikasitetin energjetik të ndërtesave përmes rinovimit të fasadave për të gjitha shkollat e mesme në kompetencë të Qytetit të Shkupit, si dhe furnizimin e pastruesve të ajrit - jonizatorë në klasat e të gjitha shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit;

-       Zgjidhjen sistemore të problemit me qentë endacak duke përmirësuar kushtet e qenve të strehuar në Vardarishte  në njërën anë dhe nga ana tjetër duke filluar përgatitjen e një Regjistri të qenve shtëpiak dhe endacak;
- Investime  në mbrojtjen nga zjarret, veçanërisht nga aspekti i shërbimeve më efikase nga Brigada zjarrfikëse, si dhe siguri dhe mbrojtje më të madhe për punësuarit.

 

Propozim -Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2018 është realizuar në baza reale dhe në përputhje me dispozitat ligjore në Republikën e Maqedonisë dhe me të janë përfshirë të gjitha të hyrat dhe hyrjet e parashikuara, shpenzimet dhe daljet për vitin e ardhshëm, me të cilat mundësohet realizimi papengesa i kompetencave të Qytetit të Shkupit.