BAZARI I VITIT TË RI “RRUGA E GËZIMIT” NË SHESHIN MAQEDONIA 9.1.2018

 

 

Qyteti i Shkupit dhe Qendra e Kongresit “Aleksandri i Maqedonisë” Ju informojnë se nga nesër, e shtunë 23 dhjetor, sheshi Maqedonia do të pulsojë në disponimin e Vitit të Ri. Fillon Bazari i Vitit të Ri nën moton "Rruga e gëzimit", që do t'u ofrojë vizitorëve gjësende të punuara me dorë, pije të ngrohta, ushqime të shijshme dhe do të ofrojë edhe shumë përmbajtje të tjera. Bazari i Vitit të Ri është në bashkëpunim me Shoqatën qytetare Mata dhe do të zgjasë deri në 31 dhjetor deri në pasdite.

Prej 28 dhjetorit, në rrugën e gëzimit, vizitorët më të rinj do të shoqërohen me personazhet nga shfaqja e fëmijëve "Babadimri në pension" dhe do të shëtiten se bashku me paradën e Vitit të Ri.

Edhe këtë vit, më 31 dhjetor saktë në ora 12.00, tradicionalisht Babadimri do të mbërrijë në Sheshin Maqedonia. Dhe këtë herë do të përpiqemi kjo të bëhet në një mënyrë të pazakontë dhe të jetë një surprizë për të gjithë fëmijët.

I ftojmë të gjithë bashkëqytetarët tanë dhe ata që do të qëndrojnë në Shkup për festat të na vizitojnë në "Rrugën e gëzimit" dhe të ndjejnë magjinë e Vitit të Ri.