Urimi i kryetarit Shilegov me rastin e festave të Buzmit dhe krishtlindjes 30.1.2018

Të gjithë besimtarëve ortodoksë, në emrin tim personal dhe në emër të Qytetit të Shkupit ua uroj përzemërisht festën e madhe -Krishtlindjen, me dëshirat më të sinqerta për shëndet të mirë dhe mirëqenie.

Këto ditë festive, le të sjellin paqe në çdo shtëpi, ngrohtësi, gëzim, dashuri dhe të forcojmë unitetin dhe respektin ndërmjet të gjithë njerëzve.

Duke përsëritur edhe njëherë dëshirat e mia të sinqerta për të gjithë besimtarët ortodoksë, ju dëshiroj që festat e Krishtlindjeve t'i kaloni në atmosferë të këndshme festive në rrethin e më të afërmve tuaj. 

Kryetari i Qytetit të Shkupit