FTESË 30.1.2018

Qyteti  i Shkupit organizon konferencë ndërkombëtare në temën "Zhvillimi i mobilitetit urban për një qytet të qëndrueshëm dhe qytet me jetesë cilësore" që do të mbahet nesër, 30 Janar 2018 në hotelin "Holidej In" në Shkup, me fillim në ora 10.

Konferenca mbahet në kuadër të projektit CREATE i titulluar si "Reduktimi i dendësisë së trafikut në Evropë - efikasitet i avancuar në transport" (Congestion Reduction in Europe – Advancing Transport Efficiency), i cili është mbështetur plotësisht nga Programi i BE-së Horizon 2020 ku Qyteti i Shkupit merr pjesë nga viti 2015. Qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi i bllokimit të trafikut në qytetet evropiane duke nxitur ndryshime në transport, nga  përdorimi i automobilave drejt përdorimit të llojeve tjera të transportit.

Ju ftojmë ta ndiqni konferencën në të cilën do të drejtohen kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, Ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski dhe Virve Vimpari, përfaqësuese e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, ndërkaq prezantime do të kenë ekspertë vendas dhe të huaj.

Pas fjalimeve hyrëse, mund të merrni deklarata nga folësit.