PREJ SONTE PUNKTI PËR TË PASTREHËT DO TË JETË I HAPUR 24 ORË 29.1.2018

 

 

 

 

Kryetari Petre Shilegov, ministrja punës dhe politikës sociale, Milla Carovska dhe Sekretarja e Kryqit të kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska e vizituan Punktin për të pastrehët në Momin Potok, i cili prej sonte do të hapet 24 orë për strehimin e personave të pastrehë në territorin e Shkupit për shkak të paralajmërimit të valës së ftohtë.

Ky punkt për të pastrehët do të ofrojë shërbime 24 orë gjatë tre muajve të ardhshëm, në dhjetor, janar dhe shkurt dhe gjithashtu do të angazhohen 40 vullnetarë të Kryqit të Kuq të cilët do të kujdesen për to.

- Qyteti i Shkupit kujdeset në çdo mënyrë të mundshme t'u dalë përballë personave të pastrehë që jetojnë në këto hapësira. Bëhet fjalë për bashkëqytetarët tanë që kanë nevojë për ndihmë, para së gjithash për strehim. Shkupi është qytet i solidaritetit. Qëllimi ynë është t'u  ndihmojmë këtyre njerëzve sidomos gjatë periudhës së dimrit kur temperaturat e ulëta dukshëm ua vështirësojnë kushtet e jetesës - tha kryetari Shilegov.

Ai theksoi se planifikojnë që pjesa e Buxhetit të Qytetit për vitin 2018, për mbështetjen e  strehimit për personat e pastrehë të rritet nga 500 000 deri në 700 000 denarë, sa ishte deri tani.

- Shkupi është qytet i të gjithëve. Çdo qytetar i Shkupit meriton solidaritet, meriton kulm mbi kokë, strehim të ngrohtë, ushqim ditor, mjete për higjienë dhe ndihmë mjekësore. Obligimi ynë i përbashkët është përmes aksioneve të koordinuara t'i sigurojmë të gjitha këto kushte edhe për personat e pastrehë - tha Shilegov.

Qyteti i Shkupit është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe me Kryqin e kuq të Qytetit të Shkupit dhe vazhdimisht u del përballë nevojave të këtyre bashkëqytetarëve që t'u sigurohen kushtet elementare të jetesës. Ky punkt ka në dispozicion 32 shtretër dhe një kontejnerë sanitar me 4 dush-kabina, të ndara në pjesën për  meshkuj dhe për femra, të cilat mund t'i plotësojnë nevojat e këtyre personave.

Ministrja e punës dhe politikës sociale Milla Carovska paralajmëroi hapjen e 3 pikave të reja për të pastrehët në Manastir, Strumicë dhe Strugë.

Sekretari i Kryqit të kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska, theksoi se bashkëpunimi me Qytetin e Shkupit dhe me Ministrinë e punës dhe politikës sociale është i shkëlqyeshëm, si dhe me disa restorante të Shkupit që dhurojnë supa dhe ushqime të nxehta për të pastrehët dhe spitalet private që u ofrojë ndihmë mjekësore këtyre personave.