U SHPALLËN POLICI, ZJARRFIKËSI DHE GJAKDHURUESI MË I MIRE PËR VITIN 2017 24.1.2018

 

Enver Maliqi, zëvendës-kryetari i Qytetit të Shkupit, sot solemnisht ua ndau shpërblimet  zjarrfikësit, policit dhe gjakdhuruesit më të mirë në territorin e qytetit të Shkupit për vitin 2017.

Zjarrfikësi më i mirë për vitin 2017 u shpall Xhevat Ibraimi, Komandant i seksionit në Brigadën për mbrojtjen kundër zjarrit të Qytetit të  Shkupit, polici më i mirë për vitin 2017 u shpall Zoran Pavlovski, i punësuar në Seksionin për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit të punëve të brendshme – Shkup, dhe Zoran Stojmenovski u shpall gjakdhuruesi më i mirë për vitin 2017.

- Humanizmi është vlerë shoqërore. Ai është pjesë e parimeve tona. Ai është pjesë e etikës sonë. Shkupi është qytet i solidaritetit dhe si i tillë kultivon traditat e humanizmit dhe solidaritetit ndaj të gjithëve që kanë nevojë për ndihmë. Për këtë qëllim Qyteti i Shkupit në mënyrë plotësuese motivon ata që kanë kontribuuar më shumë për promocionin e humanizmit me veprat e tyre- theksoi zëvendës –kryetari Enver Maliqi.

Ai gjithashtu i përgëzoi fituesit dhe shprehu shpresën se këto çmime, përveç motivimit personal, do të shërbejnë edhe si një shembull i mirë në rrethin në të cilin ata jetojnë dhe punojnë.

 

Më të mirët në këto kategori për vitin 2017 janë:

Zjarrfikësi Xhevat Ibrahimi gjatë vitit 2017 u dallua për punën e tij efikase dhe të suksesshme. Në fakt, në suaza të punës së tij ai mori pjesë në shuarjen e disa zjarreve dhe ndërhyrjeve teknike dhe kontribuoi në reduktimin e dëmeve materiale, si dhe në shpëtimin e jetëve njerëzore.

Polici më i mirë për vitin 2017 është Zoran Pavlovski, i punësuar në Seksionin për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit të punëve të brendshme – Shkup, i cili gjatë vitit 2017 arriti rezultate mbi mesataren dhe duke u vet sakrifikuar i kreu  detyrat e zyrtare.

Zoran Stojmenovski është dhurues gjaku i dalluar i cili ka filluar të dhurojë gjak në vitin 1988, dhe deri në moshën 52 vjeçare ka dhuruar gjak 104 herë.

Ai mori pjesë aktive në të gjitha aksionet e dhurimit të rregullt dhe të jashtëzakonshme të gjakut dhe humanizmi i tij është një shembull dhe inkurajim për të gjithë të rinjtë që të jenë dhurues të gjakut dhe për të shpëtuar jetën e njerëzve.