U SHPALLËN SPORTISTET DHE SPORTISTËT MË TË SUKSESHËM, TRAJNERË DHE EKIPE SPORTIVE TË QYTETIT TË 24.1.2018

 

 

Në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit  sot u shpallën sportistet dhe sportistët më të suksesshëm , trajnerë dhe ekipi sportiv i Qytetit të Shkupit për vitin 2017.

Tradicionalisht edhe këtë vit Qyteti i Shkupit dhe Lidhja e federatave sportive  të RM-së, i shpërblen sportistët më të suksesshëm të Shkupit në vitin 2017, gjegjësisht  përzgjedhen 10 sportistët më të suksesshëm në kategorinë e seniorëve (femra dhe meshkuj), 5 sportistë më të suksesshëm në kategorinë e të rinjve (femra dhe meshkuj) trajneri më i suksesshëm, ekipi më i suksesshëm sportiv nga Shkupi, sportisti më i suksesshëm - i huaj i cili luan në ekip nga Shkupi dhe sportisti më i suksesshëm në kategorinë e personave me nevoja të posaçme.

 

Një pjesë të shpërblimeve për sportistët më të sukseshëm i ndau zëvendës-kryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi.

- Jam krenar që sot kam rastin T'ju përshëndes, T'ju përgëzoj dhe të shoqërohem me ju. Ju keni arritur rezultate të shkëlqyeshme në garat më të forta evropiane dhe botërore, duke e përfaqësuar Shkupin tonë denjësisht. Më lejoni menjëherë t'ju përgëzoj nga zemra që keni arritur të arrini rezultate për respekt, rezultate për një afirmim të madh të kryeqytetit dhe Republikës së Maqedonisë - tha zëvendës-kryetari Enver Maliqi.

 

Ai, gjithashtu theksoi se shpërblimet modeste në të holla  që vitet e kaluara kanë qenë të ndara  nga buxheti i Qytetit të Shkupit, vitin e ardhshëm do të dyfishohen, nga 300.000 në 600.000 denarë, me një qëllim të vetëm - për të mbështetur sportin dhe sportistët që punojnë në promovimin e sportit të Qytetit në kampionatet dhe garat në tërë botën.

Përndryshe, përveç investimeve në sportin, rekreativ, masiv dhe sportin për personat me me nevoja të veçanta, Qyteti i Shkupit investon më së shumti në sportin e shkollave të mesme, respektivisht në ardhmërinë e sportit maqedonas.

 

Sportistët e  vitit të Shkupit për vitin 2017 janë:

10 sportistët  më të suksesshëm në kategorinë seniore (meshkuj dhe femra)

1. Stojance Stoilov - Klubi i Hendbollit Vardar
Pjesëmarrësi në Ligën e Kampionëve 2016/2017 i cili me klubin e tij fitoi vendin e parë në Ligën e Kampioneve në hendboll në finalen e turneut në Keln, Gjermani.

2. Dejan Georgievski - Klubi Taekvando Butel
Vendin e parë në kampionatin e seniorëve mbajtur në Sofje - Bullgari.

3. Sara Ristevska - Klubi i Hendbollit të Grave Vardar
Pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve 2016/2017 dhe me klubin e saj fitoi vendin e dytë në Ligën e Kampionëve në Budapest - Hungari.

4. Sara Radiçevska – Klubi i Karatesë- Makpetrol
Vendin e 5-të në Kampionatin Europian në Kocaja, Turqi.

5. Evgenij Pop Acev – Klubi akademik për not -vaterpolo - Student
Vendin e parë në rang listën botërore në notin e largët.
 
6. Nenad Kelebic - Klubi i karatesë Cvetan Dimov
Për vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik dhe vendin e 46-të në rang listën botërore.

7. Berna Sherifovska – Klubi i xhudos- Mioki
Për vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik në Shkup.

8. Enes Smajlagic - Klubi i karatesë Cvetan Dimov
Për vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik dhe vendin e 55-të në rang listën botërore.

9. Drita Islami - Klubi i Atletikës - Rabotnicki
Për vendin e parë në Kampionatin Evropian – divizioni i tretë, 400 metra pengesa dhe vendi i 5-të në Kampionatin Evropian, divizioni i tretë, 200 metra.

10. Boban Nikolov - Klubi i Futbollit - Vardar
Pjesëmarrja me klubin e tij në grup në Ligën Evropiane të UEFA, ku për herë të parë në histori, garoi  një klub maqedonas.

 

5 sportistët më të suksesshëm në kategorinë e të rinjve (meshkuj dhe femra)

1. Petar Zaorski - klubi i Karatesë - Makpetrol
Medalje e bronzit në Kampionatin Evropian në Sofje - Bullgari, U21.

2. Filip Kuzmanovski – Klubi i hendbollit -Metalurg
Anëtar i reprezentacionit rinor dhe fitues i vendit të 6-të në kampionatin botëror në Alzhir, U21.

3. Monika Pendarovska - Klubi i karatesë - Makpetrol
Medalja e Artë në Kampionatin Ballkanik në Herceg Novi, Mali i Zi.

4. Elmedin Sejfulahu – Klubi i mundjes - Liria 2010
Vendi i dytë në kampionatin ballkanik në Bursa, Turqi.

5. Hamza Jashari – Klubi i xhudos - Mioki
Vendi i tretë në kampionatin ballkanik për kadetë dhe vendin e pestë në kampionatin evropian për kadetët.

 

 Kategoria më i talentuar më i ri - kadet për vitin 2017

1. Aid Salihashi – Klubi i mundjes - Tefejuz
Për vendin e parë në kampionatin ballkanik në Slloveni.

 

Trajneri më i suksesshëm

1. Raul Gonzalez - Klubi i Hendbollit - Vardar
Pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve 2016/2017 dhe me klubin e tij fitoi vendin e parë në Ligën e Kampioneve në hendboll në finalen e turneut në Këln, Gjermani.


Ekipi më i suksesshëm sportiv nga Shkupi

1. Klubi i hendbollit Vardar
Kampion evropian për vitin 2017, e fitoi vendin e parë në finalen përfundimtare në Këln, Gjermani. 

 

Sportisti më i suksesshëm - i huaj që luan në ekip nga Shkupi

1. Arpad Sterbik - Klubi i Hendbollit Vardar
Pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve 2016/2017 dhe me klubin e tij fitoi vendin e parë në Ligën e Kampioneve në hendboll në finalen përfundimtare në turneun në Këln, Gjermani dhe u shpall lojtari më i mirë në hendboll në botë për vitin 2017.

 

Sportisti më i suksesshëm në kategorinë e personave me nevoja të posaçme

1. Andrej Stojanoski - Klubi i Notit - Beta
Për vendin e katërt në Lojërat Olimpike për të shurdhër në 400m, mbajtur në Samsun, Turqi.

2. Florens Geret - Klubi i notit -Beta
Për vendin e parë në disiplinën 50 metra në stilin me shpinë në Kampionatin Europian për persona me sindrom të daunit, mbajtur në Paris, Francë.