THIRRJE PUBLIKE 28.2.2018

Për realizimin e nevojave publike në fushën e sportit, Qyteti i Shkupit shpall Thirrje publike për financimin programeve dhe projekteve në fushën e sportit me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2018.

Mjetet për financimin e programeve dhe projekteve do të sigurohen nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2018

Në përputhje me dispozitat dhe kriteret ligjore për përcaktimin e programit për sport dhe për sigurimin e mjeteve për realizimin e tyre, si dhe mbi bazë të vlerësimeve për programet e realizuara në vitin 2017, Qyteti i Shkupit me Programin për aktivitetet nga fusha e sportit dhe të rinjve në qytetin e Shkupit për vitin 2018, me katër (4) pikat e mëposhtme të Programit, do t’i përkrahë:

1.MANIFESTIME SPORTIVE TRADICIONALE

2. MANIFESTIME ME INTERES TË VEÇANTË PËR QYTETIN E SHKUPIT

3. PËRKRAHJA E PROGRAMEVE DHE PROJEKTEVE TË ORGANIZATAVE TË TJERA SPORTIVE ME INTERES PËR QYTETIN E SHKUPIT

4. PROGRAME DHE PROJEKTE PLOTËSUESE NË SPORTE

Programet dhe projektet e propozuara, projektet, aktivitetet dhe manifestimet, përveç arsyetimit duhet të përmbajnë edhe propozim konstruksionin buxhetor, në të cilin do të theksohen mjetet që kërkohen nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, si dhe mjetet e siguruara nga Agjencia për të rinj dhe sport e Republikës së Maqedonisë, të ardhura të veta dhe mjete nga burime të tjera.

Përveç fushave të theksuara, fletëparaqitjet e deponuara duhet të plotësojnë qëllimet dhe kriteret të cilat janë dhënë të bashkëngjitura në Thirrjen 3 publike, e cila është shpallur në ueb-faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk

 Paraqitja në Thirrjen publike kryhet me deponimin e fletëparaqitjes së plotësuar (aplikacioni). Aplikuesit, përveç fletëparaqitjes, në mënyrë të detyrueshme duhet të dorëzojë edhe dokumentet e mëposhtme: - aktvendim për regjistrim në regjistër dhe gjendjen vijuese për regjistrimin e veprimtarisë jo më të vjetër se gjashtë muaj, të lëshuar nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë ; - vërtetim për xhiro llogari të hapur dhe aktive dhe - në varësi të statusit të aplikuesit, të deponohet Aktvendim për kryerjen e veprimtarisë sport, të lëshuar nga Agjencia për të rinj dhe sport e Republikës së Maqedonisë.

Të dhënat e nevojshme si dhe propozim programet dhe projektet, aktivitetet programore dhe manifestimet, me konstruksionin financiar, duhet të deponohen në fletëparaqitje të veçantë që mund të merret nga Arkivi i Qytetit të Shkupit (baraka 16) ose nga ueb-faqja zyrtare e Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk Thirrja publike zgjat gjithsej 15 ditë, nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik. Thirrja publike shpallet më 07.02.2018 dhe do të zgjasë deri më 21.02.2018.

Fletëparaqitjet duhet të deponohen pranë Qytetit të Shkupit, nëpërmjet postës në adresën: Bul. “Ilinden” numër 82, 1000 Shkup, ose në Arkivin e Qytetit të Shkupit (baraka 16), më së voni deri më datën 21.02.2018 deri në orën 15:00 në ditën e fundit të përfundimit të Thirrjes publike, me emërtim: për “Thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve buxhetore për financimin e programeve dhe projekteve nga fusha e sportit me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2018”. Fletëparaqitjet deponohen në zarf të mbyllur dhe të vulosur, pa shenja të subjektit i cili deponon fletëparaqitjen.

Fletëparaqitjet e parregullta të cilat nuk janë dorëzuar në mënyrën që kërkohet në tekstin e mësipërm, pikërisht ato me të dhëna të paplota dhe dokumentacion të pakompletuar, si dhe ato që nuk do të dorëzohen në afatin e parashikuar, nuk do të shqyrtohen. Informacione plotësuese mund të merren në tel: 4 02/ 3297-238 dhe 3297-320.