SË SHPEJTI SMS APO APO E-MAIL PËR STATUSIN E LËNDËS OSE OBLIGIMIN TATIMOR TË QYTETARËVE 15.2.2018

Kryetari Petre Shilegov sot e paralajmëroi futjen e softuerit të ri që do t'u mundësojë tatimpaguesve të marrin informta në kohë për statusin e lëndës së tyre të dorëzuar në Qytetin e Shkupit, ose obligimin tatimor me SMS ose email. Ky shërbim i ri për qytetarët do të fillojë në fillim të vitit 2018.

- Pasi vazhduam orarin e punës deri në orën 19:30 në sportelet në barakën numër 16, tani po sjellim një risi tjetër, me të cilën shërbimet do të bëhen më të thjeshta dhe më të kapshme për qytetarët tanë. Në fillim të vitit 2018, do të lëshohet në përdorim softueri me të cilin do t'i kursejmë qytetarët nga stresi dhe kohën e humbur në sportelet ku ata paguajnë detyrimet tatimore. Me këtë softuer me SMS ose e-mail, tatimpaguesit do të marrin në kohë informata në lidhje me lëndën e tyre ose të detyrimit tatimor. Pas pranimit të lëndës qytetarit do t'i konfirmohet me SMS se lënda është pranuar dhe pastaj, deri në fund të procedurës, do të marrë një sms-porosi të re me informatë adekuate për çdo ndryshim të statusit të lëndës - tha sot kryetari Shilegov.

Ai shpjegoi se në të njëjtën kohë do të aktivizohet edhe pjesa për kontrollimin e pronës apo gjendjes financiare në lidhje me tatimin në pronë ose me firmarinën në portalin zyrtar të  Qytetit të Shkupit.

- Me këtë, ne u mundësojmë qytetarëve që nëse kanë problem në lidhje me pronën e tyre, ta paraqesin atë në mënyrë elektronike. Drejtimi në të cilin po lëvizim është një administratë që do të ketë reagim të shpejtë për zgjidhjen e problemeve urgjente, por gjithashtu edhe mënyrë të lehtë për të zgjidhur çështje të thjeshta, por të detyrueshme e që u kanë marrë kohë të panevojshme bashkëqytetarëve tanë. Shkupi është qytet për të gjithë. Prandaj, po punojmë në mënyrë aktive për model që prodhon shërbime cilësore për qytetarët - theksoi Shilegov.

Softueri i ri do t'u mundësojë të gjithë obliguesve tatimor të cilët janë të regjistruar në bazën e të dhënave në qytetin e Shkupit të kenë qasje në portalin e internetit të Qytetit dhe të mund të shtojnë një numër aktiv të telefonit celular ose adresë elektronike për numrin amë të tyre, ku do të marrin mesazhe në të ardhmen për detyrimet lidhur me seksionet e tatimeve në Qytetin e Shkupit.