U NDANË SHPËRBLIMET PËR OBJEKTET MË TË MIRATREGTARE PËR VITIN 2017 14.2.2018

 

Qyteti i Shkupit dhe Agjencia Svot Risrç (SWOT Research), për herë të nëntë bënë përzgjedhjen e objekteve më të mira tregtare, aktivitet ky i cili edhe këtë vit po realizohet në kuadër të projektit "Muaji i Tregtisë".

Shpërblimet për objektet më të mira tregtare për vitin 2017 fituesve ua ndau Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva. 

- Projekti "Muaji i Tregtisë" është  projekt përmes të cilit mund të shihet progresi i punës me kohë, por edhe se çfarë është ajo që tregtarët i kategorizon në më të mirët. Si një nga mënyrat e mundshme për suksesin e tregtarëve dhe për avancimin e tyre profesional është monitorimi i vazhdueshëm i risive aktuale, si imperativ  për t'i mbajtur konsumatorët. Dihet mirë se konsumatorët janë subjektet më të rëndësishme në treg, njohja e të cilëve mundëson edhe vetëdijësimin se ndaj cilës kategori të produkteve, konsumatorët janë të fokusuar - tha Jançeva.

Svot Risrç (SWOT Research) përmes rrjetit të blerësve të fshehtë i vlerësoi tregtarët sipas kritereve primare dhe sipas vlerësimeve u përzgjodhën tre objektet më të mira tregtare në disa veprimtari, të cilët do të marrin mirënjohje për cilësinë dhe prestigjin e tyre.

 

Për objekte më të mira tregtare për vitin 2017 janë përzgjedhur si më poshtë:

Kategoria "Aparate për amvisëri, teknikë e bardhë dhe gjithçka për shtëpi"

1. Agrotehna
2. Gorenje
3. Gros Komerc

Kategoria "Gjësende të modës dhe bizhuteri"

1. Sigma
2. Tesoro
3. Ariete

Kategoria "Pajisje kompjuterike, audio-video dhe telekomunikuese"

1. AMC
2. Anhoç PS Market (ANHOCH PC Market)
3. Duna Istor (Duna iStore)

 

 

 

Kategoria "Parfumeri dhe kozmetikë"

1. L'Occitane
2. Ri-Ma
3. Mak kozmetiks (MACcosmetics)

Kategoria "Sallone për mobilje"

1. Lesnina Mi
2. Akron
3. Prima mebel

Kategoria "Supermarkete"

1. Granap
2. Zhito
3. Reptil

Kategoria "Butiqe"

1. Siti feshn Pierre Cardin (CITY FASHION Pierre Cardin)

2. Poll end Shark (Paul & Shark)
3. Kegi Shuz 

 

Anketa u realizua gjatë muajit nëntor 2017, ku u përfshinë më shumë se 900 objekte tregtare në 7 industri (kategori). Hulumtimet në terren u zhvilluan nga blerës të fshehtë  të pavarur dhe objektivë të cilët e kanë vlerësuar cilësinë e shërbimit sipas kritereve dhe standardeve të paracaktuara të MSPA.

Në kuadër të këtij hulumtimi të madh, blerësit e fshehtë vlerësuan objektet përmes më shumë kritereve, si pamja e vendit të shitjes, kontakti i parë me vizitorët, shërbimi ndaj blerësve, aftësitë shitëse të punonjësve, kontakti përfundimtar dhe të tjera.