QYTETI I SHKUPIT E RRIT MBËSHTETJEN FINANCIARE PËR QENDRËN E PARË FAMILJARE 14.2.2018

Kryetari Petre Shilegov e vizitoi sot Qendrën e parë familjare të Qytetit të Shkupit, i cili funksionon në kuadër të projektit "Këshillmore për parandalimin e përdorimit të drogave dhe dhunës në familje", mbështetur nga Shoqata qtetare H.E.R.A.  Shilegov njoftoi se Qyteti i Shkupit vitin e ardhshëm do të rrisë mbështetjen financiare të kësaj qendre, e cila do të kap vlerën prej gjithsej 1.500.000 denarë.

Kjo qendër familjare është këshillmorja falas për viktimat dhe autorët e dhunës në familje, ku me to punohet sipas programit të specializuar për  trajtim. Gjatë 4 viteve të kaluara të ekzistimit të saj, më shumë se 600 përdorues kanë marrë shërbime nga qendra, shumica e të cilave kanë qenë viktima të dhunës në familje. Qyteti i Shkupit tash do t'i rrit mjetet për mbështetjen e qendrës familjare për 700,000 denarë më shumë se këtë vit, kështu që mjetet e përgjithshme për mbështetje financiare nga buxheti i qytetit për vitin 2018 do të arrijë 1.500.000 denarë - tha Shilegov sot.

 

Ai theksoi se Shkupi si qytet i solidaritetit vazhdon të kujdeset për bashkëqytetarët e tij që po përballen me këtë lloj problemi.


- Po përpiqemi në maksimum që t'i rrisim efektet e parandalimit nga përdorimi i drogave dhe dhunës në familje, dhe me këtë edhe njëherë ua shtrijmë dorën kategorive të ndjeshme të qytetarëve - theksoi kryetari Petre Shilegov.