U HAP EKSPOZITA “MOSKA SOT” NË MUZEUN E QYTETIT TË SHKUPIT 13.2.2018

Kryetari Petre Shilegov, dje u drejtua ne hapjen e ekspozitës “Moska sot” që në suaza të shënimit të 24 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë u vendos në Muzeun e Qytetit të Shkupit.

 

 

 

Ekspozita "Moska sot" është një mundësi e shkëlqyeshme për qytetarët e Shkupit, që përmes fotografive të ekspozuara, broshurave informative dhe video-projekcioneve të kenë një fotografi më të qartë për jetën moderne urbane të kryeqytetit rus - theksoi kryetari Shilegov.

 

 

Ai, gjithashtu theksoi se monumentet e rinovuara me të cilat është e njohur Moska në botë, projektet unike arkitektonike dhe infrastrukturore të ndërtuara në Moskë në vitet e fundit, të cilat mund t'i shohim sot, janë një shembull i shkëlqyer se si një metropolë botërore arrin të kujdeset dhe ta ruajë pamjen autentike ndër shekuj.

 

 

Ekspozita, e cila bazohet në fotomaterialet zyrtare të dërguara nga Qyteti i Moskës dhe që pasqyron pamjen moderne urbanistike të kryeqytetit rus, një nga qytetet më të mëdha të Rusisë, organizohet nga Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë dhe agjencia shtetërore ruse Rossotrudniçestvo me mbështetjen e Qytetit të Shkupit dhe Muzeut të Qytetit të Shkupit.