KRYETARI SHILEGOV NUK LEJOI SHTRENJTIMIN E ÇMIMIT TË UJIT NË SHKUP 13.2.2018

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov në seancën e pestë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, i tërhoqi nga rendi i ditës propozim-vendimet me të cilat parashikohej ndryshimi i çmimit të ujit në Shkup.

Bëhet fjalë për tre pika, më saktë Propozim- Vendimi për dhënie pëlqim të Vendimit për përcaktim të tarifës për furnizim me ujë për pije ose për furnizim me ujë të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup për periudhën e rregulluar të viteve 2018 – 2020; Propozim-Vendim për miratimin e Vendimit për përcaktimin e tarifës për grumbullimin dhe mënjanimin e ujërave të zeza urbane të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup për periudhën e rregulluar të viteve 2018 – 2020, si dhe Propozim-Vendimi për dhënie pëlqim Vendimit për përcaktim të tarifës për pastrimin e ujërave të zeza të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup për periudhën e rregulluar të viteve 2018 – 2020;

Pas analizës së bërë thellbësore të gjendjes financiare dhe punës së NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime", e duke pasur parasysh se janë politike motivet e Komisionit Rregullator, dhe duke pasur parasysh se Komisioni Rregullator nuk e bazon vendimin e tij në faktet dhe nevojat reale të qytetarëve, propozoj që pikat 25,26 dhe 27  të largohen nga rendi i ditës. Derisa unë jam kryetari i Shkupit, qytetarët e Shkupit për shkak të vendimeve politike dhe organeve të partizuara nga e kaluara nuk do të paguajnë ujin më shtrenjtë. Uji do të mbetet me të njëjtin çmim, dhe ne me punë mirë të menaxhuar do t'i servisojmë të gjitha nevojat e ndërmarrjes publike - tha kryetari Shilegov.