DITË E HAPUR NË QENDRËN PËR MENAXHIM DHE KONTROLL TË TRAFIKUT 13.2.2018

A keni pyetur se si funksionojnë semaforët në Shkup? Si funksionojnë kamerat e rrugëve dhe si rregullohet trafiku në kryeqytet?

Si përgjigje për këto pyetje, në kuadër të aktiviteteve për rritjen e transparencës në punë, Qyteti i Shkupit organizon ditë të hapur në Qendrën për menaxhim dhe kontroll të trafikut dhe në të njëjtën kohë i fton qytetarët të vijnë dhe të njihen me mënyrën e funksionimit të kësaj qendre.

Dita e hapur në Qendrën e menaxhimit dhe kontrollit të trafikut, e cila ndodhet në hapësirat  e stacionit të autobusëve ndër urban, do të mbahet të shtunën (10.02.2018) nga ora 10 deri në ora 14.

Të gjithë personat e interesuar të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Qendrën për menaxhim dhe kontroll të trafikut duhet të paraqiten deri të premten (9 shkurt 2018) deri në ora 15:00, në numrin e telefonit 02 / 3297-265 ose me e-mail në adresën medium@ skopje.gov.mk.

Qendrën për menaxhim dhe kontrolli të trafikut do të mund ta vizitojë vetëm personat që janë paraqitur në përputhje me kushtet më lartë të përmendura, ndërsa vetë vizitat do të organizohen në grupe prej nga 10 persona. Vizitorët duhet të kenë dokumente identifikimi dhe para vizitës do të duhet të nënshkruajnë deklaratat e konfidencialitetit të informacionit.

Fotografimi në Qendrën e menaxhimit dhe kontrollit të trafikut është e ndaluar.

Ekziston mundësia, që për arsye sigurie, vizitat pa paralajmërim të ndërpriten.