VENDOSEN SHTYLLA MBROJTËSE NË BULEVARDIN SHËN KLIMENTI I OHRID 9.2.2018

 

 

 

 

 

Vazhdon aksioni i madh për vendosjen e shtyllave mbrojtëse përgjatë disa rrugëve dhe bulevardeve në pjesën qendrore të qytetit. Ky aksion i koordinuar zbatohet me urdhër të Qytetit të Shkupit dhe ka për qëllim rritjen e sigurisë të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, duke mundësuar lëvizjen pa pengesa të këmbësorëve.

Këto ditë, ekipet e NP "Rrugë dhe rrugica” po kryejnë aktivitete ndërtimore për vendosjen e shtyllave  mbrojtëse në trotuaret e bulevardit "Shën Klimenti i Ohrit", në pjesën nga kryqëzimi me rrugën "Shën Kirili dhe Metodi" deri tek udhëkryqi me rrugën "Dimitrija Çupovski".

Deri tani kanë përfunduar aktivitetet ndërtimore në njërën anë të bulevardit (para fakultetit Evropian), ku janë vendosur 126 shtylla mbrojtëse dhe aktualisht është duke u punuar në anën tjetër të bulevardit, ku do të vendosen njëzet shtylla.

Gjatë periudhës së kaluar, në kuadër të këtij aksioni të madh janë vendosur shtylla mbrojtëse përgjatë rrugës "Dimitrija Çupovski", para Ministrisë së drejtësisë, dhe përgjatë bulevardit "Mitropolit Teodosij Gologanov" para objektit të ish "Nova Makedonija". Në këtë aksion gjatë dy muajve të kaluar janë vendosur rreth 300 shtylla mbrojtëse.