![](/media/2446/creart-ingles-vect.jpg)
ME EKSPOZITËN “PORTALE” U SHËNUA 21 MARSI- “DITA EVROPIANE E KREATIVITETIT ARTISTIK” 27.2.2018
Dje, /21 mars 2018, e mërkurë/ në Muzeun e Qytetit të Shkupit u hap ekspozita me veprat e 9 artistëve të rinj e titulluar "Portalet".
Kjo ekspozitë organizohet në kuadër të projektit “KREART” –Rrjeti i krijimtarisë artistike (CreArt - Network of Cities for Artistic Creation) dhe është pjesë e aktiviteteve për shënimin e 21 marsit - "Dita evropiane e kreativitetit artistik".
Ekspozitën "Portalet" e hapi Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva.
- Qyteti i Shkupit, me përfshirjen në projektin KREART, bëri përpjekje në qytet të futen vlera të reja stimuluese dhe iniciativa imperative në jetën kulturore, kryesisht në fushën e arteve vizuale- theksoi Ljubica Jançeva.
Ajo shtoi se sensibilizimi i vlerave dhe i imperativëve të reja kulturore, si dhe realizimi i tyre, u stimulua nëpërmjet krijimit të partneriteteve dhe shkëmbimeve të reja ndërkombëtare dhe pjesëmarrjes së artistëve dhe kuratorëve nga Qyteti i Shkupit në aktivitetet programore që mbahen në qytetet partnere të projektit.
- Është kënaqësi për mua që qyteti i Shkupit është partner në këtë Projekt dhe një kënaqësi edhe më e madhe është se ky Projekt do të inkurajojë perceptimin e mëtejshëm të artit si një mishërim i bukurisë shpirtërore dhe krijuese të autorëve të veprave artistike - tha Jançeva.
Pjesëmarrësit dhe mysafirët e pranishëm në këtë ngjarje i përshëndeti edhe drejtori i Muzeut të Qytetit të Shkupit, Frosina Zafirovska, dhe eksperti programor në projektin Kreator, Jasminka Namiçeva.
Qyteti i Shkupit nga viti 2017 u bë partner në Creart (Rrjeti i qyteteve për kreativitet artistik), që është një rrjet evropian qytetesh dhe institucione kulturore publike dhe private.Në projektin CreArt marrin pjesë12 qytete nga 9 vende, ku përveç Shkupi janë të përfshirë Valladolid nga Spanja, Gj
enoa nga Italia, Liverpull nga Mbretëria e Madhe, Klermont-Feran dhe Ruan nga Franca, Zagrebi nga Kroacia, Kaunasod Lituani, Lublin dhe Katovice nga Polonia dhe Aveiro nga Portugalia.
- ВЕСТИ
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 05.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK