VAZHDON RIKONSTRUKSIONI I SHTIGJEVE PËR BIÇIKLETA NË SHKUP 9.2.2018

 

 

 

 

Vazhdojnë  aktivitetet e Qytetit të Shkupit për rikonstruksionin e infrastrukturës ekzistuese të çiklizmit dhe për ndërtimin e shtigjeve të reja për çiklizëm në Shkup.

Këto ditë, ekipet e NP "Rrugë dhe rrugica", me urdhër të Qytetit të Shkupit, po kryejnë aktivitete ndërtimore në korsinë për biçikleta dhe këmbësorë përgjatë bulevardit "8 Shtatori", në pjesën nga  kryqëzimi me bulevardin "Aradhat partizane" deri te kryqëzimi me bulevardin "Ilinden" .

Kjo korsi për çiklizëm dhe këmbësorë është pjesë e lidhjes e cila realizohet në kuadër të projektit "Shkupi qytet i çiklizmit" dhe ka një gjatësi totale prej rreth 2 kilometra, në pjesën nga kryqëzimi me bulevardin "Mitropolit Teodosij Gologanov" deri te kryqëzimi me rrugën "Skupi" (Hubo Market). Pas përfundimit të kësaj pjese të shtegut për çiklizëm punimet ndërtimore do të vazhdojnë me pjesën tjetër të kësaj lidhjeje.

Ky konektues është i një rëndësie të madhe, pasi që do të lidhë rrugët 1 dhe 3, më saktë korsitë e çiklizmit përgjatë bulevardit "Ilinden" (Ruta 1) me korsinë e çiklizmit përgjatë bulevardit " Mitropolit Teodosij Gologanov " (Ruta 3).

Qyteti i Shkupit i vazhdon aktivitetet dhe angazhimin që Shkupi të shndërrohet në metropol të çiklizmit. Në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018 për ndërtimin dhe rikonstruksionin e shtigjeve të biçikletave do të sigurojë 30 milionë denarë.