EKSPOZITA "MOSKA SOT" NË MUZEUN E QYTETIT TË SHKUPIT 9.2.2018

Qyteti i Shkupit dhe Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë, Ju ftojnë në hapjen e ekspozitës "Moska Sot", e cila është caktuar për sot /30.01.2018/ në ora 19:00 në Muzeun e Qytetit të Shkupit.

Ekspozita, e cila është e bazuar në foto materiale zyrtare të dërguara nga Qyteti i Moskës,  pasqyron pamje moderne urbanistike të kryeqytetit rus. Në të do të paraqiten përmendoret e rinovuara me të cilat është e njohur Moska në botë, projekte unike arkitektonike dhe infrastrukturore të ndërtuara në Moskë në vitet e fundit, si dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit, sportit, arsimit dhe kulturës që i ofron një nga qytetet më të mëdha vend.
 
Ekspozita "Moska Sot" mbahet në kuadër të shënimit të 24 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë, dhe është organizuar nga Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë dhe Agjencisë shtetërore –Rossotrudniçestvo  me mbështetjen e Qytetit të Shkupit dhe Muzeut të Qytetit të Shkupit.