Qyteti i shkupit i rikujton obliguesit tatimor të cilët nuk e kanë shlyer obligimin për vitin 2016 7.2.2018

Sektori për çështje financiare i Qytetit të Shkupit i informon të gjithë personat juridik dhe fizik që kanë obligim të pashlyer-tatim të papaguar mbi pronë për vitin 2016, ta shlyejnë urgjentisht detyrimin e tyre.

Ligji për tatime i obligon njësitë e vetëqeverisjes vendore, që në qoftë se brenda një afati të caktuar, më saktë deri në fund të vitit kalendarik për të cilin nuk është shlyer obligimi tatimor, të zbatojnë procedurë për pagesën e detyrueshme të tatimit në pronë, si për personat juridik ashtu edhe për personat fizik.

Procedura për pagesën e detyrueshme për tatimin në pronë për vitin 2016 është në rrjedhë dhe për të shmangur bllokimin e panevojshëm të transaksionit bankar dhe xhiro llogarive, apelojmë dhe i rikujtojmë obliguesit tatimor që edhe një herë të rishikojnë pagesat për vitin 2016 dhe nëse nuk e kanë paguar tatimin menjëherë ta bëjnë të njëjtën.