QYTETI I SHKUPIT: NUK KA NDALESË PËR AUTOMJETE NGA QYTETET E TJERA, PUNOJNË PËR ZGJIDHJE TË QËNDRUES 7.2.2018

Qyteti i Shkupit reagon ndaj informatave të publikuara në disa portale lidhur me gjoja ndalesën për hyrje të automjeteve në Shkup nga qytetet e tjera, si pjesë e masave kundër ndotjes.

Qyteti i Shkupit nuk planifikon asnjë ndalesë për hyrjen e automjeteve në Shkup nga qytetet tjera, siç transmetuan disa media.

Në fakt, Qyteti i Shkupit në drejtim të reduktimit të hyrjes së automjeteve në Shkup, është duke menduar për zbatimin e një sistemi të transportit të kombinuar me të cilin qytetarëve nga qytetet tjera do t'u mundësojë parkim pa pagesë në hyrje të Shkupit, dhe për të arritur në destinacionin e dëshiruar të përdorin transportin publik(hekurudhor,autobus ose biçikletë).

Sipas disa vlerësime në opinion thuhet se çdo ditë në Shkup hyjnë dhjetëra mijëra automjete nga qytetet tjera dhe ato ndikojnë dukshëm në bllokimet e trafikut në Shkup. Ky sistem "Parko dhe udhëto" (park & ride) praktikohet në të gjitha metropolet më tē mëdha dhe është një model i suksesshëm që jep rezultate të shkëlqyera dhe futja e këtij sistemi ka qenë pjesë e programit zgjedhor të Kryetarit Shilegov në zgjedhjet e vitit 2017

Ky sistem ka për qëllim ta lehtësojë transportin publik në Shkup, transporti të jetë më i shpejtë dhe më e lirë se sa përdorimi i automjetit personal, si dhe për t'i inkurajuar qytetarët për shfrytëzimin e transportit publik të kombinuar.