PREJ SOT PËRSËRI TRANSPORTI PUBLIK PA PAGESË 7.2.2018

Në pajtim me Ligjin për cilësinë e ajrit ambiental, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe të Ministrisë së shëndetësisë, Qyteti i Shkupit shpall masa urgjente dhe rekomandime për uljen e ndotjes së ajrit.

Këto masa ndërmerren pas njoftimit nga Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor se pragu i alarmit për grimcat PM10 në ajër është tejkaluar (mbi 200μg / m3) gjatë dy ditëve me radhë.

Qyteti i Shkupit masat dhe rekomandimet për reduktimin e ndotjes së ajrit këtë dimër i merr për të tretën herë.

Në fuqi hyjnë këto masa dhe rekomandime:


1. Qyteti i Shkupit prej sot, 30 janar 2018, vë në dispozicion transport publik falas në autobusët e NQP-së dhe autobusët e transportuesve privatë. Kjo masë do të zgjasë deri në momentin e reduktimit të ndotjes, i cili do të njoftohet nga Ministria e Mjedisit.

2. Qyteti i Shkupit ndërpret të gjitha aktivitetet ndërtimore në vendet e ndërtimit nën kompetencë të tij dhe u bën thirrje të gjithë kryetarëve të komunave në Shkup t'i ndalojnë aktivitetet ndërtimore në kompetencë të tyre.

3. Qyteti i Shkupit intensifikon kontrollin në vendet ku zhvillohen aktivitete ndërtimore gjegjësisht automjetet që dalin prej aty duhet të kenë rrota të lara dhe të mbuluara me cerada për shkak të kontrollit të pluhurit.

4. Obligohet NP " Higjiena komunale" të vazhdojë pastrimin intensiv dhe larjen e rrugëve të qytetit dhe bulevardet që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit dhe u rekomandohet komunave të Shkupit që ta bëjnë të njëjtën në rrugët që janë nën kompetencë të tyre.

5. Qyteti i Shkupit kryen kontroll të përforcuar të poseduesve të autorizimeve për dorëzimin e mallrave nëpërmjet Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, dhe e ftojmë Ministrinë e punëve të brendshme të zbatojë kontrolle të përforcuara të personave juridik që kanë licenca për furnizimin e mallrave të lëshuara nga Qyteti i Shkupit.

6. U bëjmë thirrje kryetarëve të komunave në qytetin e Shkupit ta intensifikojnë mbikëqyrjen e inspektimit të subjekteve që menaxhojnë me gomat dhe vajrat e mbeturinave.

7. I bëjmë thirrje Ministrisë së punëve të brendshme që ta kufizon trajnimin e auto-shkollave prej orës 9.30 deri në orën 14.30 dhe pas orës 18.00.

8. I bëjmë thirrje Ministrisë së mjedisit jetësor, Inspektoratit shtetëror të mjedisit dhe komunave që të bëjnë kontrolle të intensifikuara mbi instalacionet në kompetencë të tyre.

9. Kërkojmë nga Ministria e punëve të brendshme t'i përforcojnë kontrollet për respektimin e ndalesës së lëvizjes së automjeteve të mallrave të rënda destinacioni i fundit i të cilave nuk është Qyteti i Shkupit, në përputhje me shenjat e trafikut.

10. Kërkojmë nga Ministria e punëve të brendshme të kryej kontrolle të shpeshta të gazrave të shkarkuar të automjeteve në trafik.

U bëjmë thirrje punonjësve të Qytetit të Shkupit që të vijnë në punë me autobusët e transportit publik. Në të njëjtën kohë, automjetet zyrtare të Qytetit të Shkupit do të përdoren ekskluzivisht për nevojat e inspektoratit të Qytetit

Qyteti I Shkupit gjithashtu u bën thirrje qytetarëve automjetet të mos i përdorin pa nevojë, më shumë persona të shfrytëzojnë një automjet,të shfrytëzohet transporti public, për ngrohjen e shtëpive të mos përdoren materiale të mbeturinave, vaji i motorit të djegur, mbeturina të llakuara dhe të ngjyrosura të drurit, stiropor, PET ambalazhë, goma dhe çdo lloj tjetër i materialit sintetik,të përdoret dru i thatë dhe i pastër pa primesa dheu ose mbeturinash,stufat e drurit të përdoren dhe mirëmbahen sipas udhëzimeve të prodhuesit,të pastrohen oxhaqet rregullisht.