PREJ SONTE NË ORA 20:00 NDËRPRITET TRANSPORTI PUBLIK PA PAGESË 7.2.2018

Pas njoftimit nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor se përqendrimet mesatare ditore të grimcave PM10 (200 mg / m3) janë nën kufirin e lejuar, Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se ndërpriten  masat e jashtëzakonshme dhe rekomandimet e përkohshme për uljen e e ndotjes së ajrit që u sollën më 30 janar 2018.

Me këtë, masat dhe rekomandimet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit ndërpriten menjëherë. Por, Qyteti i Shkupit që t'u mundësojë qytetarëve të cilët në vendet e punës kanë ardhur me autobus, që pa pagesë të kthehen në shtëpi, e ndërpret transportin publik falas prej sonte (01.01.2018) në ora 20:00.

Këto masa dhe rekomandime do të sillen përsëri nëse përsëritet episodi i ndotjes së ajrit dhe qytetarët do të informohen në kohë.

Edhe përskaj pastrimit të ajrit Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve automjetet të mos i përdorin pa nevojë, më shumë persona të shfrytëzojnë një automjet,të shfrytëzohet transporti public, për ngrohjen e shtëpive të mos përdoren materiale të mbeturinave, vaji i motorit të djegur, mbeturina të llakuara dhe të ngjyrosura të drurit, stiropor, PET ambalazhë, goma dhe çdo lloj tjetër i materialit sintetik,të përdoret dru i thatë dhe i pastër pa primesa dheu ose mbeturinash,stufat e drurit të përdoren dhe mirëmbahen sipas udhëzimeve të prodhuesit.