QYTETI I SHKUPIT VAZHDON PASTRIMIN GJENERAL TË RRUGËVE DHE SIPËRFAQEVE PUBLIKE 2.2.2018

 

 

Qyteti i Shkupit, si pjesë e masave afatshkurtra për uljen e ndotjes në qytet, do ta realizojë aksionin në kuadër të së cilit do të bëhet larja e rrugëve nga pluhuri i mbledhur, dhe do të pastrohen sipërfaqet e gjelbra publike në komunën e Çairit, Shuto Orizare dhe Butel.

- Vazhdojmë me zbatimin e masave të jashtëzakonshme për uljen e ndotjes së ajrit. Pluhuri i grumbulluar në rrugët e qytetit është një nga shkaqet për ndotjen e ajrit. Planifikojmë t'i pastrojmë rrugët nga ky pluhur. Kah fundi i vitit të kaluar kemi organizuar pastrimin e Shkupit dhe larguam mbi 3000 metra kub mbeturina. Ne kemi për qëllim pastrimi të bëhet praktikë e  rregullt, me qëllim që rrugët në Shkup do të jenë vazhdimisht të pastra - tha kryetari Shilegov.

Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të përfshihen më shumë në luftën kundër ndotjes së ajrit në çdo mënyrë të mundshme dhe theksoi se asnjë nga masat nuk mund ta zgjidh si e vetme këtë problem, por ama më shumë masa në të cilat do të përfshihemi të gjithë, edhe qytetarët dhe institucionet mund të kontribuojnë të thithim ajër të pastër, sepse Shkupi është shtëpia e të gjithë qytetarëve dhe pastërtia e ajrit ambiental është detyrim i përbashkët.

- Së pari, tre ditë do të pastrohen rrugët në komunat Çair, Butel dhe Shuto Orizare. Fillojmë me këto komuna sepse në këto pjesë të Shkupit shumica e amvisërive për ngrohje përdorin dru, djegia e të cilëve rrit sasinë e grimcave PM10 në ajër. Pas përfundimit të pastrimit në këto komuna, ky aksion  është planifikuar të vazhdojë në komunat Aerodrom dhe Gazi Babë - tha Shilegov.

Në këtë aksion do të angazhohen punonjësit e NP ”Parqe dhe gjelbërimi” dhe NP "Higjiena komunale" me mekanizimin e tyre. Punëtorët do t'i pastrojnë nga gjethet e rëna dhe do të kositin sipërfaqet e gjelbra publike, do të bëjnë krasitjen e shkurreve, si dhe do të heqin degët e thata që paraqesin rrezik për sigurinë e kalimtarëve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, dhe do të lajnë rrugët dhe trotuaret.