RAPORTO ZJARR NË AMBIENT TË HAPUR NË NUMRIN E TELEFONIT 193 2.2.2018

Qytetarët prej sot mund të raportojnë zjarre në mjedis të hapur gjatë 24 orëve në linjen falas 193 dhe të kontribuojnë në lidhje me ndotjen e ajrit.  Këtë aktivitet, i cili është pjesë e masave afatshkurtra të Qytetit të Shkupit për ballafaqimin me ndotjen, e prezantoi para qytetarëve kryetari Petre Shilegov.

 

- Ndezja e zjarreve në mjedis të hapur është e ndaluar ligjërisht. Më shpesh, kjo është pasojë e disa qytetarëve të pandergjegshëm, por shpesh është mënyra e vetme e ngrohjes në ditët e ftohta të dimrit nga bashkëqytetarët tanë që nuk kanë strehim adekuat. Ne kemi qasje me përgjegjësi ndaj këtij problemi. Ua shtrijmë dorën të gjithë bashkëqytetarëve, të gjithë së bashku mund ta parandalojmë ndezjen e zjarreve në mjedis të hapur, dhe me këtë ta  përmirësojmë mjedisin jetësor dhe ajrin e ambientit. Por edhe për t'i ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë për ndihmë - tha sot kryetari Petre Shilegov.

 

Shilegov sqaroi se Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale, Ministrinë e punëve të brendshme, Njësinë territoriale për mbrojtje nga zjarret, Kryqin e Kuq dhe Shoqatën Qytetare "Lubeznost" kanë organizuar grupe të përziera që do të punojnë çdo ditë, 24 orë, për luftën kundër zjarreve në ambient të hapur.

 

 

I ftojmë qytetarët që të kyçen në mënyrë aktive në këtë aktivitet dhe të gjitha rastet e ndezjes së zjarreve në mjedis të hapur t'i raportojnë  në  numrin e telefonit 193. Ekipet kujdestare do t'i procesuojnë të gjitha raportimet, dhe zjarret do të fiken, ndërkaq qytetarët tanë të cilët ndezin zjarre për shkak të ngrohjes do të vendosen në një nga qendrat e përkujdesjes në Shkup - tha kryetari Shilegov.



Si pjesë e këtij aktiviteti për qytetarët janë përgatitur edhe fletushka, si dhe video-spoti që do të transmetohet falas në Televizionin e Maqedonisë.