PREJ NESËR NDËRPRITEN MASAT KUNDËR NDOTJES SË AJRIT 2.2.2018

Pas informatave të marra nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor se përqendrimet mesatare ditore të grimcave PM10 (200 mg / m3) janë nën kufirin e lejuar, gjegjësisht  vetëm 1 stacion matës tregoi ndotje më të lartë nga pragu i lejuar të materieve ndotëse në ajër, Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se ndërpriten  masat e jashtëzakonshme dhe rekomandimet e përkohshme për uljen e e ndotjes së ajrit që u sollën më 8 janar.

Kështu, që nga nesër, e enjte, më 11 janar, anulohet transporti publik pa pagesë dhe i njëjti do të paguhet sipas tarifës ekzistuese.

Masat dhe rekomandimet e jashtëzakonshme Qyteti i Shkupit i solli pas lajmërimit nga Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor se pragjet alarmuese të PM10 (200 μg / m3) gjatë 2 ditëve rresht në 2 stacione matëse, përkatësisht  në stacionet matëse në Rektorat dhe Lisiçe tregojnë ndotje të lartë

Këto masa dhe rekomandime do të sillen përsëri nëse përsëritet episodi i ndotjes së ajrit dhe qytetarët do të informohen në kohë.

Këto masa dhe rekomandime do të futen përsëri nëse përsëritet episodi i ndotjes së ajrit dhe për të cilin qytetarët do të informohen në kohë.

Edhe përskaj pastrimit të ajrit Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve për ngrohjen e shtëpive të mos përdoren mbetje materiale, vaj makinash i djegur, mbetje druri me llak dhe të lyera, ambalazh PET, goma dhe çfarëdo lloj tjetër materiali sintetik, të përdoret dru i thatë dhe i pastër pa papastërti dheu dhe mbetjesh, stufat me dru të përdoren dhe mirëmbahen sipas udhëzimeve të prodhuesit