QYTETI I SHKUPIT DORËZON VËRTETIME PËR TË ARDHURAT BRUTO 26.2.2018

Në përputhje me nenin 77, paragrafi 1 nga Ligji për tatimin personal mbi të ardhurat (Gazeta Zyrtare nr. 80/93 ..... 199 / 15,23 / 16), Qyteti i Shkupit përmes postës ka dorëzuar  vërtetimin për të ardhurat bruto, tatimin e llogaritur dhe të paguar, si dhe të ardhurat e paguara neto gjatë vitit 2017, për të gjithë personat fizikë të cilët në baza të ndryshme kanë realizuar të ardhura nga Qyteti i Shkupit / subvencione për stufa, subvencionet për biçikleta dhe të ngjashme /.

Vërtetimi për të ardhura të realizuara nga Qyteti i Shkupit duhet të shërbejë për plotësimin e formularit tatimor vjetor të cilin obliguesit tatimor janë të obliguar ta paraqesin në Drejtorinë e ardhurave publike më së voni deri më 15 mars 2018.

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët të cilët nuk do të marrin vërtetim të të ardhurave bruto, tatimin e llogaritur dhe të paguar dhe të ardhurat e paguara neto gjatë vitit 2017, e të cilët kanë realizuar të ardhura nga Qyteti i Shkupit, vërtetimin mund ta marrin në Qytetin e Shkupit, Sektori për çështje financiare (baraka numër7) çdo ditë nga ora 09:00 deri në 15:00.