QYTETI I SHKUPIT E MBËSHTET DITËN NDËRKOMBËTARE "DIMRIT ME BIÇIKLETË NË PUNË" 26.2.2018

 

 

Në kuadër të aktiviteteve të shumta për promovimin dhe mbështetjen e përdorimit të biçikletave si mjet alternativ transportues, Qyteti i Shkupit e mbështet dhe kyçet në nismën e shoqatës joformale Në Biçikletë dhe ju fton të bashkangjiteni në shënimin e Ditës Ndërkombëtare " DIMRIT ME BIÇIKLETË NË PUNË" (Winter Bike to Work Day).

Kjo është iniciativë globale dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë dhe përfitimet e përdorimit të biçikletës si mjet transportues deri në vendin e punës apo shkollës gjatë tërë vitit kalendarik 

 "Në dimër me biçikletë në punë" është ditë ndërkombëtare në të cilën njerëzit e shënojnë lëvizjen me biçikleta në punë dhe në shkollë gjatë kohës së dimrit, duke ngritur kështu ndërgjegjësimin për këtë mjet transporti në muajt e ftohtë, të udhëhequr nga narrativi: Nuk ka mot të keq, ka vetëm pajisje jo adekuate.

 

Si mund të përfshiheni?

1. Dërgoni adresë elektronike dhe ftoni punonjësit tuaj më 09.02.2018, të vijnë me  biçikleta në punë.

2.Regjistrohuni ju, institucioni/shkolla juaj dhe punonjësit/nxënësit tuaj në hartën e ngjarjes botërore https://winterbiketoworkday.org/.

3.Shtoni ngjarje tuaj lokale në qoftë se doni dhe vihuni në hartën e botës të ditës ""Në dimër me biçikletë në punë" https://winterbiketoworkday.org/addevent/.

4. Mendoni (sipas mundësisë) mënyra kreative për të inkurajuar punonjësit / nxënësit tuaj të paraqiten me biçikleta më 09.02.2018 në numër sa më të madh.

5.Shtypni Ju dhe punonjësit tuaj "Do të marrë pjesë" në ngjarjen e fejsbukut, dhe nëse shkolla juaj ka faqe interneti ose profil në Facebook, ndajeni ngjarjen me të tjerët https://www.facebook.com/events/411957482572496/.

6. Publikoni se do të kyçeni në këtë ngjarje në mediat tradicionale dhe digjitale.

7. Ejani në punë më 09.02.2018 me biçikletë.

8. Postoni përmbajtje dhe foto në hashtagun #WinterBikeToWorkDay ose #WinterBikeToSchoolDay dhe / ose atë lokal: #WBTWDSkopje (për punë) ose #WBTSDSkopje (për arsim) dhe lavdërohuni për zgjedhjen tuaj të transportit atë ditë. Bëhin kull kompani / shkollë, ku punonjësit/nxënësit e të cilëve ngasin biçikletë edhe në mot të ftohtë.