THIRRJE PUBLIKE 28.3.2018

Qyteti i Shkupit i fton subjektet e interesuara juridike edhe atë: institucionet nga fusha e kulturës, shoqatat civile dhe fondacionet, si dhe personat tjerë juridik që kryejnë veprimtari nga fusha e kulturës në pajtim me Ligjin për kulturë dhe dispozitat tjera pozitive ligjore në Republikën e Maqedonisë të aplikojnë në thirrjen publike për financim të programeve dhe projekteve nga fusha e kulturës në suaza të aktivitetit programor “Nga qendra drejtë periferisë: Kultura si vegël për zhvillim social”.

Me qëllim që të sigurohet dekoncentrimi i kulturës nga qendra e qytetit të Shkupit drejtë pjesëve periferike të qytetit, dhe me këtë të përhapet, fisnikërohet dhe të futet në lëvizje oferta kulturore në qytetin e Shkupit, Qyteti i Shkupit shpall thirrjen ku do të ndahen mjete për realizimin e projekteve sipas qëllimeve të parashtruara në thirrjen publike.

Projekti do të realizohet në vitin 2018 (por jo më vonë se 1 dhjetori) në ambienet dhe sipërfaqe  të hapura publike, si dhe në ndërtesat administrative që janë në kompetencë publike: bashkësitë lokale, qendrat kulturore dhe të ngjashme. Mjetet për këtë qëllim janë parashikuar në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për 2018.

Një nga qëllimet dhe prioritetet e projektit është që aktivitetet e propozuara të projektit të përfshijnë interaktivitetin me popullatën lokale që do ti definojnë nevojat dhe aktivitetet kulturore dhe rekomandohet përfshirja e përkatësve të grupeve të rrezikuara sociale dhe të pakicave, përkatësve të bashkësive etnike, fëmijëve dhe të nxënësve që jetojnë në rrethin e afërt, me përfshirjen e komponentit gjinorë dhe të aktiviteteve të balancuara gjinore. 

Thirrja publike u shpall sot (13 mars 2018) në gazetat e përditshme "Sloboden pecat" dhe "Koha" dhe do të zgjasë deri më 11 prill 2018. Thirrja me formularin e aplikimit u publikua  edhe në portalin zyrtar të Qytetit të Shkupit në lidhjen e mëposhtme: http://www.skopje.gov.mk/Uploads/%D1%98%D0%B0%D0%B2%D0%B5%D0%BD%20%D0%BF%D0%BE%D0%B2%D0%B8%D0%BA%20-%20ALB.pdf