SË SHPEJTI STARTON NDALESA PËR DORËZIMIN E MALLRAVE NGA ORA 7:30 DERI 18:00 19.3.2018

 

Ndryshimi i Vendimit për organizimin dhe përcaktimin e kushteve për dërgimin e mallrave në në teritorrin e Shkupit e cila do të fillon të zbatohet në fillim të vitit 2018, ka të bëjë me ndalesën për shpërndarjen e mallrave në periudhën nga ora 7:30 e mëngjesit deri në 18:00, por nuk ka të bëjë më lëvizjen e automjeteve që shpërndajnë mallra, sqaroi sot në konferencën për media Valon Salihu.  

- Këshilli i Qytetit të Shkupit në me rekomandim te Qeverisë së RM-së miratoi  vendimin për Ndryshimi i Vendimit për organizimin dhe përcaktimin e kushteve për dërgimin e mallrave në në teritorrin e Shkupit. Kjo është një nga 15 masat urgjente për zvogëlimin e ndotjes së ajrit ambiental. Me këtë ndyshim ndalohet shpërndarja e mallrave në territorin më të ngushtë të qytetit në periudhën nga ora 7:30 deri në orën 18, deri në muajin mars, kur ndotja e ajrit është më e madhe.Vendimi ka të bëjë me shpërndarjen e mallrave në periudhën e lartëpërmendur, dhe nuk ka të bëjë me lëvizjen e automjeteve të cilat bëjnë shpërndarjen. Kjo ndalesë nuk vlen për kompanitë të cilat kanë hapsirë të veçantë për shpërndarje të mallrave, por vetëm për ndalesat të cilat bëhen në rrugë ose trotoar – tha Salihu.

Ai shoi se bëhet fjalë për masë që do të kontribuojë në reduktimin e ngarkesës së trafikut dhe duke ndikuar kështu në zvogëlimin e sasisë së gazrave të dëmshëm që lëshohen gjatë asaj kohe.

- Jemi të ndërgjegjshëm për jopopullaritetin e kësaj mase ndërmjet shpërndarësve të mallrave. Me një pjesë të tyre do të zhvillojmë takime me qëllim tejkalimin e problemeve që u krijon zbatimi I kësaj mase. Kërkojmë mënyrë se sit ë zvogëlojmë pasojat eventuale negative nga zbatimi I kësaj mase. Në të njejtën kohë apelojmë për mirkuptim nga ana e pronarëve të firmave që kanë nevojë për shpërndarjen e shpeshtë të mallrave dhe ju lutemi gjejnë mënyrë për të respektuar ndalimin. Megjithatë, kujdesi për pastërtinë e ajrit ambiental dhe shëndetit të qytetarëve lshtl kujdesi ynë i përbashkët- theksoi Salihu.

Ai shtoi se vetëm me forca të përbashkëta dhe me një qasje të organizuar dhe koordinuar mund të mposhtim ndotjen e ajrit e cila është një armik i madh i shëndetit të qytetarëve.

- Githsesi kjo nuk është masa e vetme por njëra nga 15 masat urgjente me të cilat do të ulet niveli i ndotjes së ajrit. Shkupi është qyteti për të gjithë. Shëndeti i qytetarëve është prioriteti ynë më i lartë. –tha sot Salihu.