SHILEGOV: NË VEND PËR QYTETARËT, UJI DO TE SHTRENJTOHET PËR KOMPLEKSIN HEKURANA 19.3.2018

Këshilli i Qytetit të Shkupit, sot me propozim të kryetarit Shilegov,si pikë të parë në rendin e ditës  e ka vënë dhe miratoi çmimin e ri të rritur që duhet paguar si kompensim të shpenzimeve për sigurimin e furnizimit me ujë për "MH Shërbime SHA Shkup" (kompleksi Hekurana) .

Për propozimin e kryetarit Shilegov për shtrenjtimin e çmimit të ujit ujin për kompleksin Hekurana, votuan 38 këshilltarë, gjegjësisht të gjithë të pranishmit në seancën e sotme.

 Me këtë vendim, Këshilli i Qytetit të Shkupit ligjërisht e rregullon kompensimin për shpenzimin e ujit të këtij kapaciteti industrial.

Ky kapacitet fare nuk ka paguar për këtë shërbim në periudhën nga viti 1997 deri në fillim të vitit 2016, kur "MH Shërbime SHA Shkup" filluan të paguajnë një çmim simbolik prej 2,54 denarë dhe nga viti 2017 3.55 denarë për metër kub ujë. Shuma që kanë paguar deri tani është 10 herë më e ulët se çmimi që paguajnë banorët e Shkupit dhe është rreth 16 herë më e ulët se çmimi i paguar nga persona të tjerë juridikë në Shkup. 

 - Me çmimin e ri që do ta paguan “MH Shërbime SHA Shkup" do ta përmirësojmë punën financiare të NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" dhe ka hapësirë të mjaftueshme për të kërkuar nga Komisioni Rregullator që ta rishqyrtojë çmimin e ujit në qytetin e Shkupit, ndërsa ndërmarrja publike të mund t'i kryejë detyrimet që dalin nga ndërtimi i sistemit kolektorë dhe stacionit filtrues në vitin 2022 - tha kryetari Shilegov. 

Me këtë vendim miratohet çmimi i ri për shërbimin që marrin "MH Shërbime SHA Shkup” duke i pas parasysh shpenzimet reale të NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" për kryerjen e këtij shërbimi ndërsa rritja e çmimit të bëhet jo përnjëherë por deri në vitin 2021 duhet të barazohet me çmimin e ujit që e paguajnë subjektet tjera juridike në Shkup.

Çmimi i ujit që do ta paguajë "MH Shërbime SHA Shkup" për vitin 2018 do të jetë 11.65 denarë për metër kub ujë, në vitin 2019 22,75 denarë, në vitin 2020 34,20 denarë, dhe në vitin 2021 46, 63 denarë për metër kub ujë.

Rikujtojmë se këto kompani në nivel vjetor harxhojnë sasi jashtëzakonisht të madhe të ujit, dhe për vitin e kaluar kanë shpenzuar 4,857,073 metra kub ujë, ose rreth 30 për qind të sasisë totale nga burimi Rashçe.