DITË TË HAPURA NË SHKOLLAT E MESME TË QYTETIT SHKUP 16.3.2018

 

 

Kryetari Petre Shilegov, në përputhje me angazhimet e Qytetit për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve arsimore, e promovoi iniciativën për ditë të hapura në shkollat e mesme, në të cilat universitetet dhe fakultetet do të ofrojnë informata dhe përgjigje për shumë pyetje që i parashtrojnë nga nxënësit e shkollave të mesme dhe maturantët.

-Po i hapim dyert e shkollave të mesme për universitetet. Në këtë drejtim, universitetet dhe fakultetet e interesuara për prezantimin e programeve të tyre para studentëve të  ardhshëm do të kenë mundësinë ta bëjnë nga ky vit, në një formë më të organizuar. U përcaktuam që periudha e ditëve të hapura të shkollave të jetë nga 15 marsi deri më 1 prill. Mundësia që u ofrojmë nxënësve të shkollave të mesme është që përmes bisedave të drejtpërdrejta dhe kontakteve të marrin informata dhe përgjigje, si dhe për ta bërë zgjedhjen e duhur për zhvillimin e tyre profesional - theksoi Shilegov.

Ai shtoi se përvojat e deritanishme nuk janë pozitive dhe tregojnë se shumë maturantë nuk mund të vendosin se në cilën fushë duan të profilizohen  vetëm përmes panaireve të dhe promovimeve mediale që i organizojnë universitetet dhe fakultetet, pasi ato nuk janë të mjaftueshme për të bërë dallimin midis zgjedhjes dhe mundësive.

-Përparësia e këtij lloji të komunikimit të drejtpërdrejtë në mes të nxënësve dhe universiteteve dhe fakulteteve është saktësia e informimit për mundësitë potenciale për zhvillimin profesional dhe të karrierës së nxënësve dhe të mundësive për punësim pas diplomimit, - tha Kryetari Shilegov.

Shilegov shpjegoi se përparësia shtesë e Ditëve të hapura të shkollave të mesme është fakti se nxënësit do të humbasin më pak orë mësimore, që do të mundësojnë mësimdhënie të pandërprerë.

Përmes kësaj, nxënësit do të munden më lehtë ta zgjedhin profesionin e tyre të ardhshëm, si dhe më lehtë të përqendrohen në përparimin e tyre. Angazhimi ynë është që përmes ditëve të hapura në shkollat ​​e mesme, të krijojmë një praktikë të bashkëpunimit të organizuar dhe të drejtpërdrejtë me universitetet dhe fakultetet për çështjet që janë të interes të përbashkët. Tendenca jonë është që sistemi arsimor të prodhojë kuadër, profilet e të cilit do të kontribuojnë në përparimin e shoqërisë dhe zhvillimin edhe më të madh të sistemit të vlerave në vendin tonë - tha Shilegov.

Për logjistikën dhe organizimin e ditëve të hapura në shkollat e mesme do të jenë përgjegjës persona profesionistë të Sektorit për arsim të Qytetit të Shkupit. Shpresojmë që ky bashkëpunim në mes të shkollave dhe universiteteve do të japë rezultatet e pritshme dhe do të lehtësojë përzgjedhjen e fakulteteve për maturantët e sivjetmë.