VAZHDOJNË AKTIVITETET PËR PASTRIMIN E BORËS 15.3.2018

 

Ekipet e Shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit, gjatë 24 orëve te kaluara kanë intervenuar në të gjitha bulevardet dhe rrugët që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit, ku në periudhën prej ora 17 deri sot në 7 të mëngjesit kanë hedhur 285 ton kripë industriale.

Në terren shërbimi dimëror ka intervenuar me mekanizimin e ndërmarrjes publike "Rrugë dhe rrugica”, gjegjësisht me 19 automjete të ndryshme dhe makineri (16 automjete të shërbimit dimëror dhe 3 grejderë), ndërkaq në dispozicion është edhe mekanizimi i ndërmarrjeve tjera publike të qytetit.

Ekipet e NP "Higjiena Komunale" dhe NP "Parqe dhe gjelbërime" me njerëz dhe mekanizim kanë punuar në pastrimin e trotuareve dhe sipërfaqeve publike që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit.

Ekipet e NP "Parqe dhe gjelbërimr" kanë punuar në pastrimin e trotuareve të bulevardeve, parqeve dhe hapësirave para stacioneve të autobusëve, ku aktivitetet i  realizuan me gjithsej 115 persona dhe makineri. Gjatë natës së kaluar ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërime” kanë punuar në pastrimin e trotuareve përgjatë bulevardeve "Ilinden", "M.T.Gologanov" , "B.S.Bato", "Boris Trajkovski",, “Jane Sandanski” , “Serbia”, “Aradhat partizane” (te QT Bunjakovec) , “Koço Racin”, rrugët "Brigada e dytë maqedonase", "Adolf Ciborovski ", rrethrrotullimi  në lagjen Tophane, hapësira përballë Kuvendit të RM-së, shtigjet në parkun e qytetit, parkun "Maqedonia dhe ura "Goce Dellçev".

Ekipet e NP "Higjiena komunale "- Shkup kanë intervenuar në shumë lokacione me 144 punonjës dhe makineri (tri traktorë me furça speciale për borë, një traktor me thika speciale për borë p.sh., dy motokultivatorë, si dhe dy mjete speciale për hedhje të kripës).

Gjatë 24 orëve të kaluara ekipet e pastruan borën në hapësirën e brendshme të Qendrës së klinikave , si edhe në sheshin “Maqedonia” rr.”Maqedonia” në Çarshinë e vjetër e Shkupit. Përveç kësaj, ekipet e NP "Higjiena komunale" i pastruan edhe shtigjet për këmbësorë dhe të biçikletave përgjatë bulevardeve "Aradhat partizane", "Ilinden", "VMRO", "11 Tetori", "Krste Misirkov", "Cvetan Dimov" " Hristian Todorovski Karposh "," Aleksandri i Maqedonisë " dhe rrugët "Dimitrija Çupovski ", "Filipi i dytë" dhe "Nënë Tereza".

Ekipet e NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi", gjithashtu kanë dal në terren punojnë në pastrimin e pusetave.

Edhe gjatë ditës së sotme  ekipet e shërbimit dimëror po mbikëqyrin gjendjen e rrugëve të qytetit dhe do të ndërhyjnë sipas nevojave dhe kushteve në terren.

Qyteti i Shkupit rekomandon shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe t'i përmbahen kushteve të rrugëve.

Rikujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve afariste t’i përmbushin obligimet ligjore për pastrimin e borës dhe akullit nga hyrjet deri te objektet e tyre.