288 TONË KRIPË INDUSTRIALE JANË HEDHUR NË RRUGËT E QYTETIT 15.3.2018

 

 

Vazhdojnë aktivitetet e ekipeve të shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit të nga rrugët e qytetit, shtigjet e këmbësorëve dhe sipërfaqet  publike.

Ekipet e Shërbimit të Dimrit të Qytetit të Shkupit kanë intervenuar në të gjitha bulevardet dhe rrugët që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit, ku në periudhën prej  dje nga ora 17 deri sot në 7 të mëngjesit janë hedhur 288 ton kripë industriale.

Në terren shërbimi dimëror ka intervenuar me mekanizimin e ndërmarrjes publike "Rrugë dhe rrugica”, gjegjësisht me 19 automjete të ndryshme dhe makineri (16 automjete të shërbimit dimëror dhe 3 grejderë), ndërkaq në dispozicion është edhe mekanizimi i ndërmarrjeve tjera publike të qytetit.

Ekipet e NP "Higjiena Komunale" dhe NP "Parqe dhe gjelbërime" me njerëz dhe mekanizim kanë punuar në pastrimin e trotuareve dhe sipërfaqeve publike që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit.

Ekipet e NP "Parqe dhe gjelbërimr" kanë punuar në pastrimin e trotuareve të bulevardeve "Ilinden", "M.T.Gologanov" , "B.S.Bato", "Boris Trajkovski",rrugët "Brigada e dytë maqedonase", "Adolf Ciborovski ", rrethrrotullimi  në lagjen Tophane, hapësira përballë Kuvendit të RM-së, shtigjet në parkun e qytetit, parkun "Maqedonia dhe ura "Goce Dellçev".

Ekipet e NP "Higjiena komunale "- Shkup ka intervenuar në shumë lokacione me 125 punonjës dhe makineri ( katër traktorë me furça speciale për borë, një traktor me thika speciale për borë p.sh., dy motokultivatorë, si dhe dy mjete speciale për hedhje të kripës).

Ekipet e tyre punuan për pastrimin e hapësirave publike në pjesën qendrore të qytetit, ku u pastruan sheshet, urat dhe Çarshija e vjetër e Shkupit.

Përveç kësaj, ekipet e NP "Higjiena komunale" i pastruan edhe shtogjet për këmbësorë dhe të biçikletave përgjatë bulevardeve "Aradhat partizane", "Ilinden", "VMRO", "11 Tetori", "Krste Misirkov", "Cvetan Dimov" " Hristian Todorovski Karposh "," Aleksandri i Maqedonisë " dhe rrugët "Dimitrija Çupovski ", "Filipi i dytë" dhe "Nënë Tereza".

Ekipet e NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" në terren punojnë në pastrimin e pusetave

Edhe gjatë ditës së sotme  ekipet e shërbimit dimëror po mbikëqyrin gjendjen e rrugëve të qytetit dhe do të ndërhyjnë sipas nevojave dhe kushteve në terren.

Qyteti i Shkupit rekomandon shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe t'i përmbahen kushteve të rrugëve.

Rikujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve afariste t’i përmbushin obligimet ligjore për pastrimin e borës dhe akullit nga hyrjet deri te objektet e tyre.