U VENDOSËN LULE NË VARRIN E ISH PRESIDENTIT TË MAQEDONISË BORIS TRAJKOVSKI 15.3.2018

 

 

Me rastin e shënimit të 14 vjetorit të vdekjes së ish presidentit të RM-së Boris Trajkovski, një delegacion i Qytetit të Shkupit, sot /26.02.2018, e martë/ vendosi lule në varrin e tij në varrezat e qytetit në Butel.

Delegacioni i Qytetit të Shkupit, ishte i përbërë nga Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Janceva, këshilltari i Kryetarit, Aziz Maksutoviç dhe anëtari në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Petar Shape.

Me këtë akt, delegacioni i Qytetit të Shkupit, shprehu nderime për Presidentin e dytë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, i cili më 26 shkurt 2004, në fshatin Rotimlje, në afërsi të Mostarit, tragjikisht e humbi jetën në aksident ajror.

Lule në varrin e Boris Trajkovskit, vendosën edhe delegacione nga Qeveria e RM-së, Kabineti i Presidentit të RM-së, Kuvendi i RM-së, Ministria e kulturës, ARM, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të institucioneve arsimore dhe shkencore, shoqata, si dhe një numër i madh qytetarësh nga vendi dhe jashtë vendit tonë.