SHËRBIMI DIMËROR I QYTETIT TË SHKUPIT PASTRON BORËN NGA RRUGËT E QYTETIT 15.3.2018

 
     
 

 

 

 

Pas reshjeve të borës që kapluan rajonin e Shkupit, ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit menjëherë kanë dal në terren dhe kanë intervenuar në bulevardet dhe rrugët magjistrale që janë në kompetencë të Qytetit.

Gjatë orëve të kaluara janë kaluar të gjitha bulevardet dhe rrugët që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit, si dhe të ashtuquajturat "pika kritike".

Në terren shërbimi dimëror ka intervenuar me mekanizimin e ndërmarrjes publike "Rrugë dhe rrugica”, gjegjësisht me 19 automjete të ndryshme dhe makineri (16 automjete të shërbimit dimëror dhe 3 grejderë), ndërkaq në dispozicion është edhe mekanizimi i ndërmarrjeve tjera publike të qytetit. Gjatë ditë së djeshme dhe sot në mëngjes në rrugët dhe bulevardet e qytetit u hodhën 455 tonë kripë industriale.

Dje në mbrëmje punktin e NP "Rrugë dhe rrugica" në Pripor e vizitoi kryetari Shilegov, i cili i koordinoi aktivitetet e shërbimit dimëror.

Edhe gjatë ditës së sotme  ekipet e shërbimit dimëror po mbikëqyrin gjendjen e rrugëve të qytetit dhe do të ndërhyjnë sipas nevojave dhe kushteve në terren.

Qyteti i Shkupit rekomandon shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe t'i përmbahen kushteve të rrugëve.

 

Rikujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve afariste t’i përmbushin obligimet ligjore për pastrimin e borës nga hyrjet deri te objektet e tyre.