SHILEGOV: FILLON PROCESI I PËRBALLJES ME PROJEKTIN "SHKUPI 2014" 14.3.2018

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit me qëllim që të mos shkaktojnë ngecje të trafikut në njërin nga kryqëzimet më të frekuentuara te Gjykata Supreme, sot në mëngjes e hoqën monumentin e Andon Lazov Janev - Qoseto.

Për largimin e këtij monumenti  u angazhuan dy kamionë dhe një vinç në mënyrë që të mos rrezikohej siguria e pjesëmarrësve të trafikut dhe të mos shkaktohej ngecje për shkak të kohëzgjatjes së largimit. I gjithë procesi i largimit zgjati rreth 2 orë, derisa nuk kishte trafik te dendur në bulevardet.

Në konferencën e sotme për media, kryetari Petre Shilegov shpjegoi procesin e largimit së të ashtuquajturës përmendore e Qosetos.

Qyteti i Shkupit sot e hoqi përmendoren e vendosur në mënyrë të paligjshme të Andon Lazov Janev – Koseto  para kompleksit gjyqësor. Në Shkup nuk do të ketë tolerancë ndaj paligjshmërisë. Filloi përballja me projektin "Shkupi 2014". Të gjitha aktivitetet e deritanishme arbitrare të pushteteve të mëparshme në qytet do të trajtohen në mënyrë ligjore. Në këtë vend, para Pallatit gjyqësor do të mbillet  dru  përkushtuar për të drejtat e njeriut me pllakë të gdhendur dhuruar nga qyteti i binjakëzuar Nirnberg, ku do të shkruhet teksti i nenit 10 i Deklaratës së të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara i cili thotë "Secili ka të drejtë plotёsisht të barabartë për gjykim të drejtë dhe publik para njё gjykate tё paanshme e të pavarur që do të vendosë për të drejtat dhe detyrimet e tij dhe për mbështetshmërinë e çdo akuze penale kundër tij". Mesazhi që do të dërgojë të Qytetit të Shkupit qytetarëve është se drejtësia në gjykatë është e verbër dhe është e paanshme, - tha në konferencë për shtyp Kryetari Petre Shilegov.

Heqja e objektit është kryer pas Vendimit të miratuar për heqjen e tij (brenda tri ditëve pas pranimit të Vendimit të marrë më 20 shkurt 2018) nga inspektorati i autorizuar ndërtimor në Komunën Qendër-Shkup. Inspektorati ndërtimor i cili inspektoi situatën në vendin e ngajrjes dhe procedurën për pllakë-përkujtimoren e Andon Lazov Janev-Koseto, vërtetoi se investitori, respektivisht Qyteti i Shkupit, nuk ka Vendim për vendosjen e tij.

Heqja e përmendores të vendosur në mënyrë të paligjshme të Andon Lazov Janev - Koseto është kryer në përputhje me masat e propozuara në elaborarin  e Grupit punues për përgatitjen e analizës për realizimin dhe pasojat e ashtuquajturit. "Projekti Shkupi 2014", i formuar nga Ministria e kulturës e Republikës së Maqedonisë.