QYTETI I SHKUPIT DO TË RREGULLOJË DHE RIKONSTRUKTOJË MË SHUMË 48.000 METËR KATROR GJELBËRIM 13.3.2018

Ekipet e  Qytetit të Shkupit dhe të NP” Parqe dhe Gjelbërime” po i vazhdojnë aktivitetet për gjelbërimin e qytetit dhe këto ditë janë duke punuar në ngritjen dhe rikonstruktimin e më shumë sipërfaqeve të gjelbra në 14 lokacione.

Në bulevardin Vidoe Smilevski Bato, afër Ramstorit, po rikonstruktohet sipërfaqe e parregulluar me bar prej 2.410 metra katrorë, ku edhe po vendoset rrjeti hidrant prej 230 metra.

Po bëhet edhe rregullimi hortikulturor dhe gjelbërimi anësor në rrugën Brigada e dytë maqedonase nga kryqëzimi me rrugën Kemal Sejfula  deri te rretrrotullimi. Në këtë pjesë të qytetit po punohet në sipërfaqe prej 3.020 metra katrorë, ku do të instalohet rrjeti hidrant në gjatësi prej 1.300 metrash, si dhe sistemi  i ujitjes pikë-pikë në gjatësi prej 6,400 metrash.

Sipërfaqe e re parku këto ditë është duke u ngritur në rrugën Brigada kosovare-maqedonase në sipërfaqe prej 3.920 metra katror, me instalimin e rrjetit hidrant prej 450 metra dhe sistemit të ujitjes pikë- pikë me 57 spërkatëse.

Këto ditë po bëhet edhe rregullimi hortikulturor dhe gjelbërimi anësor në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh, në sipërfaqe prej 1.700 metra katrorë. Në gjelbërim po vendoset rrjeti hidrant prej 800 metrash dhe sistemi i ujitjes pikë-pikë prej 3.000 metrash.

Pamje të re së shpejti do të marrë edhe gjelbërimi anësor në bulevardin Serbia, në pjesën nga servisi "Skenderovski" deri te rruga Hristo Tatarçev, në sipërfaqe prej 1.600 metra katror, me ​​vendosjen e rrjetit hidrant prej 200 metra dhe sistemi për ujitje me 22 spërkatëse.

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP "Parqe dhe gjelbërime" janë duke punuar edhe në rregullimin e sheshit të gjelbër në mes të bulevardit Boris Trajkovski dhe Heronjtë e popullit, në sipërfaqe prej 4.500 metra katrorë, me vendosjen e rrjetit hidrant prej 800 metra dhe sistemi për ujitje me 70 spërkatëse.

Në parkun e qytetit në ndërkohë është duke u punuar në dy lokacione: përballë hotelt "Kanet" dhe te Stadiumin në sipërfaqe prej 4.400 metra katrorë, e cila është ristrukturuar, sepse bari ekzistuese është prej para 40 vjetëve dhe me vjetërsi të tejkaluar fiziologjike, si dhe sipërfaqja para Fontanës dhe hyrja në Parkun e Qytetit në një sipërfaqe prej 1.900 metra katrorë.

Në këtë pjesë do të mbillen  200 shkurre dekorative, dhe drurë gjetherënës. Do të vendoset edhe rrjeti i ri hidrant të ri prej 700 metra, do të zëvendësohen spërkatëset e prishura dhe do të vendosen 70 të reja.

Do të punohet edhe në parkun prapa ndërtesës së QKR  në rrugën Krste Misirkov, në sipërfaqe prej 4.585 metra katror, ​​me vendosjen e rrjetit hidrant prej 600 metra dhe sistemi i ujitjes me 40 spërkatëse.

Do të bëhet edhe rregullimi hortikulturor i sipërfaqes publike mbi mbikalimin për Crniçe pranë shkollës  fillore "Braça Ribar". Në sipërfaqe prej 1,110 metra katrorë do të instalohet 150 metra rrjeti hidrant dhe  sistem për ujitje  me 10 spërkatëse.

Së shpejti do të gjelbërohet edhe hapësira publike në rrugën Samoilova, në hapësirënn rreth Muzeut të artit bashkëkohor.

Në sipërfaqe prej 8.260 metra katrorë do të instalohet rrjeti hidrant prej 1.800 metrash dhe sistemi i ujitjes me  180 lotim spërkatëse.

Në bulevardin Mitropolit Teodosij Gologanov, përballë shtëpisë studentore "Goce Dellçev", do të rregullohet një shesh i gjelbër prej 3.550 metra katrorë, me rrjet hidranti prej 600 metrash dhe sistem për ujitje me 60 spërkatëse.

Hapësira të reja të gjelbra publike do të ngrihen edhe mes rrugës Jordan Mijalkov dhe rrugës Pavel Shatev. Në sipërfaqe prej 5.390 metra katror do të instalohet rrjet hidranti prej 478 metra dhe sistemi për ujitje me 68 spërkatëse.

Sipërfaqja e përgjithshme e cila do të rregullohet dhe rekonstruktohet është 48.664 metra katror, për të cilën Qyteti i Shkupit do të investojë rreth 38.1 milion denarë.