QYTETI I SHKUPIT DO TË NDAJË STIPENDIONE PËR SPORTISTËT E SHKOLLAVE TË MESME 9.3.2018

 

Qyteti i Shkupit, nëpërmjet programit të tij për aktivitete në fushën e sportit dhe rinisë, tradicionalisht ndan mjete të konsiderueshme financiare për mbështetjen e sportit shkollor.

- Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që ju nxënës së bashku me profesorët tuaj të edukatës fizike, gjatë viteve të kaluara keni treguar se vetëm me punë të vazhdueshme dhe të përkushtuar arrihet  rezultati i dëshiruar. Ju dëshmuat se investimi në arritjet sportive nuk është një pengesë për suksesin tuaj në shkollim dhe se dëshira për sport mund të jetë një aleat i zhvillimit tuaj personal dhe profesional - tha kryetari Shilegov.

- Nxisni dhe ballafaqoni aftësitë dhe ambiciet. Vetëm kështu do të kontribuoni për gjenerata të shëndetshme dhe të disiplinuara. Unë si kryetar i juaji, jam gjithmonë këtu T'ju  mbështes që t'i realizoni ëndrrat tuaja sportive, sepse investimi në ëndrrat individuale dhe kapacitetet personale do të thotë investim në komunitetin ku jetojmë ", tha Shilegov.

Kryetari Shilegov i njoftoi të pranishmit në sallë se këtë vit për motivimin e nxënësve të shkollave të mesme, Qyteti i Shkupit do të ndajë stipendione për sportistët - nxënës të shkollave të mesme në shkollat e mesme në territorin e Shkupit, dhe se paralelisht me rikonstruimin e objekteve shkollore, do të rinovohen edhe sallat sportive.

Fondi shpërblyes për stipendione është 3 milion denarë, që do të thotë se Qyteti do të sigurojë stipendione për 100 sportistët më të suksesshëm, nxënëse dhe nxënës, me nga 3000 denarë gjatë tetë muajve deri në fund të vitit 2018.

Gjithashtu, si çdo vit, ekipet më të mira nga shkollat ​​e mesme dhe këtë vit do të kenë mundësinë për shoqërim të bukur sportiv me bashkëmoshatarët e tyre nga vendet tjera. Pas vizitave të suksesshme në Stamboll, Nish, Zagreb, Lubjanë, Sofje dhe Beograd, Qyteti i Shkupit këtë vit ka siguruar mjete buxhetore për udhëtim në një nga qytetet e binjakëzuara të Evropës për ekipet më të mira të shkollave të mesme në futboll, volejboll, hendboll dhe basketboll, për vajza dhe djem .

Numri i pjesëmarrësve në këto liga sportive në shkollat e mesme po rritet çdo vit dhe këtë vit tashmë ka tejkaluar numrin e 6.000 nxënëse dhe nxënës nga 29 shkolla të mesme në Shkup.

Gjithsesi, për masivitetin e këtyre ligave kanë kontribuar edhe profesorët që krijojnë gjenerata sportive dhe nxisin entuziazmin garues te nxënësit e tyre.

Për organizimin e sportit shkollor në Shkup, këtë vit Qyteti ka ndarë 2.3 milion denarë nga buxheti i tij