ME EKSPOZITËN “PORTALE” U SHËNUA 21 MARSI- “DITA EVROPIANE E KREATIVITETIT ARTISTIK” 27.3.2018

 

 

Dje, /21 mars  2018, e mërkurë/ në Muzeun e Qytetit të Shkupit u hap  ekspozita me veprat e 9 artistëve të rinj e titulluar "Portalet".

Kjo ekspozitë organizohet në kuadër të projektit “KREART” –Rrjeti i krijimtarisë artistike (CreArt - Network of Cities for Artistic Creation) dhe është pjesë e aktiviteteve për shënimin e 21 marsit - "Dita evropiane e kreativitetit artistik".

Ekspozitën "Portalet" e hapi Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva.

- Qyteti i Shkupit, me përfshirjen në projektin KREART, bëri përpjekje në qytet të futen vlera të reja stimuluese dhe iniciativa imperative në jetën kulturore, kryesisht në fushën e arteve vizuale- theksoi Ljubica Jançeva.
Ajo shtoi se sensibilizimi i vlerave dhe i imperativëve të reja kulturore, si dhe realizimi i tyre, u stimulua nëpërmjet krijimit të partneriteteve dhe shkëmbimeve të reja ndërkombëtare dhe pjesëmarrjes së artistëve dhe kuratorëve nga Qyteti i Shkupit në aktivitetet programore që mbahen në qytetet partnere të projektit.

- Është kënaqësi për mua që qyteti i Shkupit është partner në këtë Projekt dhe një kënaqësi edhe më e madhe është se ky Projekt do të inkurajojë perceptimin e mëtejshëm të artit si një mishërim i bukurisë shpirtërore dhe krijuese të autorëve të veprave artistike - tha Jançeva.

Pjesëmarrësit dhe mysafirët e pranishëm në këtë ngjarje i përshëndeti edhe drejtori i Muzeut të Qytetit të Shkupit, Frosina Zafirovska, dhe eksperti programor në projektin Kreator, Jasminka Namiçeva.

Qyteti i Shkupit nga viti 2017 u bë partner në Creart (Rrjeti i qyteteve për kreativitet artistik), që është një rrjet evropian qytetesh dhe institucione kulturore publike dhe private.Në projektin CreArt  marrin pjesë12 qytete nga 9 vende, ku përveç Shkupi janë të përfshirë Valladolid nga Spanja, Gj

enoa nga Italia, Liverpull nga Mbretëria e Madhe, Klermont-Feran dhe Ruan nga Franca, Zagrebi nga Kroacia, Kaunasod Lituani, Lublin dhe Katovice nga Polonia dhe Aveiro nga Portugalia.