FTESË PËR SEANCËN E PARË TË JASHTËZAKONSHME TË KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 5.3.2018

Nesër / 05.03.2018, e hënë/ në ora 11.00, Këshilli i Qytetit të Shkupit do të mbajë seancën e parë të jashtëzakonshme.

Në seancë, Këshilli do të diskutojë sipas rendit të ditës si më poshtë:

1. Propozim -programi për ndryshimin dhe plotësimin e  programit për propagandën e përgjithshme turistike dhe përmirësimin e kushteve për qëndrimin e turistëve në qytetin e Shkupit për vitin 2018

2. Propozim-programi për ndryshimin e programit për financimin e projekteve për zhvillimin e zejtarisë, hotelerisë dhe tregtisë në Qytetin e Shkupit për vitin 2018.

 Seanca do të mbahet në Sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit (bul. Ilinden 82, baraka 13).