OBLIGUESIT TATIMOR QË KONSIDEROJNË SE ME GABIM U ËSHTË BLLOKUAR LLOGARIA TË VIJNË NË BARAKËN 16 2.3.2018

Qyteti i Shkupit dëshiron t'u sqarojë qytetarëve se në përputhje me ligjin për tatimin në pronë, çdo tatimpagues merr vendim për pagesën e tatimit vjetor të pronës dhe taksën komunale – firmarinë deri më 31 mars. Vendimi paguhet në këste tremujore deri në fund të vitit ose brenda 15 ditëve pas pranimit të vendimit.

Pas përfundimit të vitit në të cilin është dashur të paguhet tatimi në pronë dhe firmarina, Qyteti i Shkupi dërgon vërejtje për tatimin e papaguar dhe firmarinën  për personat fizikë dhe juridikë (obligues tatimor).

Pasi të kalojë afati kur është dashur të bëhet pagesa e tatimit në pronë dhe firmarinës dhe pas dorëzimit të vërejtjes, Qyteti i Shkupit përgatit vendim për pagesë me detyrim për personat fizik dhe juridik (obligues tatimor), dhe në qoftë se edhe pas pranimit të vendimit  për pagesë të detyruar nuk  kryhet pagesa e obligimit tatimor atëherë përgatitet vendim për bllokimin e llogarisë bankare.

Pas publikimit të lajmërimit nga Qyteti i Shkupit, i dërguar më 29 janar 2018, se në rrjedhë është  procedura për pagesë me detyrim të tatimit në pronë për vitin 2016 me qëllim që të shmanget bllokimi i panevojshëm i llogarive të transaksioneve dhe xhiro-llogarive, dhe pas thirrjes që obliguesit edhe njëherë të kontrollojnë dhe ta paguajnë tatimin për vitin 2016, Qyteti i Shkupit ka përgatitur vendime për bllokimin e llogarive të tatimpaguesve që nuk kanë paguar detyrimet e tyre tatimore.

Qyteti i Shkupit dëshiron të theksojë se çdo person fizik ose juridik që konsideron se llogaria bankare i është bllokuar gabimisht mund të vijë në hapësirat e Qytetit të Shkupit, në barakën numër 16 ose në sajtin e Qytetit të Shkupit (www.skopje.gov.mk ) të raportojë problem, e pastaj  shërbimet e Qytetit do ta shqyrtojnë kërkesën e tyre dhe do të përgjigjen në mënyrë përkatëse.