QYTETI I SHKUPIT ME KONKURS PËR DIZAJN TË ULËSEVE, SHPORTAVE PËR MBETURINA DHE SHTYLLA MBROJTËSE PËR 2.3.2018

Qyteti i Shkupit ditëve të ardhshme do të shpall konkurs për zgjidhje ideore – dizajn të pajisjeve urbane: ulëse, shporta për mbeturina dhe shtylla mbrojtëse për gjelbërimin.

Në prezantimin e konkursit që u mbajt sot në ambientet e Fakultetit të arkitekturës, ishin të pranishëm edhe kryetari Petre Shilegov dhe dekani i Fakultetit të arkitekturës, Ognen Marina.

Dua ta informojë publikun e gjerë, veçanërisht edhe studentët e arkitekturës nga të gjitha fakultetet relevante në Shkup, se Qyteti i Shkupit në të ardhmen e afërt do të shpall konkurs për zgjidhje ideore – dizajn të pajisjeve urbane për nevojat e Qytetit. Zgjidhja ideore që i duhet Shkupit përfshin dizajnin e ulëseve, shportave për mbeturina dhe shtyllave mbrojtëse që do të vendosen në hapësirat publike para shkollave, shtëpive studentore, fakulteteve, shesheve, si dhe në bulevarde, rrugët magjistrale dhe anësore të cilat janë në kompetencë të Qytetit. Në angazhimin tonë për zhvillimin e qëndrueshëm urban të Shkupit, hyjmë fuqishëm, me përkushtim dhe me transparencë, në mënyrë që të krijojmë kushte për të përmirësuar funksionalitetin dhe përdorimin e hapësirës publike. Le t'i japim qytetit një lloj tjetër të pamjes moderne që do të ngrihet mbi ngarkesat arkitektonike dhe estetike që Shkupi ynë i përjetoi në të kaluarën. Duke pasur parasysh se Qytetin e Shkupit e shoh si një qytet për të gjithë ne, dua të theksoj se ky konkurs hap mundësi edhe për ata me përvojë edhe për fillestarët, për të gjithë at që munden, dinë dhe duan  të kontribuojnë që të jetojmë në Shkup të përbashkët frymëzues dhe kreativ - tha kryetari i Petre Shilegov në prezantimin e sotëm të konkursit.

Ai shtoi se ky prezantim nuk mbahet rastësisht në ambientet e Fakultetit të arkitekturës.

Dua të theksoj se kjo paraqitje simbolike prej këtu duhet të kuptohet si inkurajuese dhe nxitëse për studentët që të përfshihen sa më aktivisht në dhënien e ideve për dizajnimin e pajisjeve urbane për nevojat e Qytetit. Qëllimi ynë është të rrisim nivelin e konkurrencës krijuese dhe të japim dimension bashkëkohor të stilit urban të Qytetit. Prandaj, studentë të respektuar, tani e keni mundësinë ta krijoni direkt Shkupin për të gjithë ne, shpirtin tuaj vizionar ta reflektoni në jetën tonë të përditshme, me aftësinë tuaj kreative dhe artistike të ndikoni në zhvillimin urban të Qytetit. Ju jeni forca progresive e Shkupit, prandaj unë si kryetar Ju siguroj se zëri dhe vizioni juaj nuk do të mbeten të padukshme nga kjo administratë e qytetit - theksoi kryetari Shilegov.

Konkursi  për zgjidhje ideore – dizajn të pajisjeve urbane: ulëse, shporta për mbeturina dhe shtylla mbrojtëse për gjelbërimin do të shpallet publikisht dhe do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit. Thirrja do të jetë edhe në faqen e internetit të Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk dhe do të zgjasë 30 ditë nga publikimi zyrtar.


Paraqitja dhe pranimi i dokumentacionit të konkursit do të bëhet përmes adresës konkurs@skopje.gov.mk.

Çmimi i parë i këtij konkursi është 300 euro dhe çmimi i dytë 150 euro.