SHILEGOVI NË TAKIM ME BANDIÇIN: EKSPERTË TË TRAFIKUT NGA ZAGREBI SË SHPEJTI NË SHKUP 23.3.2018

 

 

Kryetari i Shkupit, PetreShilegov, këto ditë është në vizitë zyrtare në Zagreb, Republika e Kroacisë, ku sot në mëngjes u takua me kryetarin e Zagrebit, MilanBandiç.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së Maqedonisë në Kroaci, përfaqësues të ndërmarrjeve publike dhe administratës të Qytetit të Zagrebit dhe dioqezës evropiane të KOM-it.

Në takim, kryetarët diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm me dëshirë që ky bashkëpunim në të ardhmen të thellohet në disa fusha, ku si më të rëndësishme i veçuan  rregullimin urbanistik, mjedisin jetësor dhe trafikun.

Shkupi dhe Zagrebi janë binjakëzuarnë vitin 2011 dhe deri më tani kanë patur bashkëpunim në fushat e arsimit, sportit dhe kulturës.

Në takim u dakordua që një delegacion i lartë, i kryesuar nga kryetari i Zagrebit, së bashku me përfaqësues nga Sektori për komunikacion të Zagrebit dhe TEZ(tramvaji elektrik zagrebian) ta vizitojë Shkupin, ku do të shkëmbeheshin përvoja dhe do të kishin ofruar ndihmë profesionale për zhvillimin e zgjidhjeve të reja të trafikut në Shkup.

Pas takimit, deklaratë për mediat dhanë kryetarët Shilegov dheBandiç, ku u zotuan që të vazhdojë bashkëpunimi i mirë midis Shkupit dhe Zagrebit.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Zagreb kryetari Shilegov mori pjesë në takimin e punës në lidhje me kandidaturën e përbashkët të Maqedonisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi për organizimin e Kampionatit Evropian të Hendbollit për gratë në vitin 2022.

Qytetet - organizatorë të këtij kampionati do të jenë Shkupi nga Maqedonia, Podgorica nga Mali i Zi,Celje dhe Ljubljana nga Sllovenia.

Në prezantimin zyrtar të kandidaturës morën pjesë edhe kryetarët e Zagrebit, Podgoricës dhe Lubjanës, si dhe kryetarët dhe përfaqësuesit e federatave të hendbollit të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë, përfshirë edhe përfaqësues të lartë të Federatës Evropiane të Hendbollit (FEH),